Doktori humb Kalanë/ “Demokratët, konflikt me Berishën”, Bejko: Ka dyshuar se votat brenda PD janë tjetërsuar

3 Qershor 2025, 21:11Politika TEMA

Doktori humb Kalanë/ “Demokratët, konflikt me

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Roland Bejko komentoi deklaratën e Adriana Kalasë për largimin nga PD.

Gjatë intervistës së tij, ai tha se largimi i saj ka të bëjë me faktin të cilin edhe Kalaja e ka shprehur, dyshimi se votat brenda PD janë tjetërsuar, por theksoi se një tjetër argument sipas tij ka të bëjë edhe me faktin se nuk pajtohet që në PD të jenë pjesë figura që më 8 janar i kanë pasur “përballë”.

“Duhet thënë që PD është Berisha, por një njeri që mbron kauzat e një partia nuk ka pse të futet në konflikt me mediat. Unë shoh dy arsye për largimin. Ajo ka dyshuar se votat brenda PD janë tjetërsuar. Numëruesit e PD kanë favorizuar një kandidat, ajo ka dhënë emër konkret. Ajo ka akuzuar që votat i kanë shkuar Jorida Tabakut dhe thotë që është ndihmuar jo vetëm nga brenda PD por edhe nga oligarkë apo PS. Pra akuza është e rëndë. Duhet të ketë disa të dhëna për këtë. Dhe argumenti tjetër është fakti që zonja Kalaja nuk pajtohet dot që në PD të bëhen pjesë persona që në datë 8 janar , u përballën. Asnjëherë nuk i ka pranuar të penduarit sado që demonstrojnë besnikëri ndaj Berisha. Të gjitha ata si Kalaja i kërkuan Berishës të kthehej dhe të pastronte partinë. Po ashtu dua të them se zonja Kalaja bën pjesë tek pesëshja me një kala tjetër që me të drejtë kanë kërkuar edhe për çështje dinjiteti mbi të gjitha, dhe Aulon Kalaja qe shprehur se do ta çonte deri në fund kauzën e mbrojtjes së votës. Por këtu janë futur në konflikt me zotin Berisha. Pasi Berisha do të futet në skaner gjithë proceset që akuzon Ramën. Por kërkon të mos skanohet procesi i PD ku është dita e numërimit të votave, por të mos dalë implikimi i PD”, tha ndër të tjera ai.

4 Komente

  1. k
    klodi

    Po ti pse srri ne halene tende? E provove dole si karavidhe...

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Te meresh me Zonjen Kalaja e te besh analiza gjeopolitike per situaten e Pd se Berishes duhet te jesh i semure. Njerez Pd eshte konstatuar me kancer pregatiteni varin se po e late jashte do qelb dynjane kur te vdesi.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Ti je nje bushter plake

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

          jo bushter. po femer. me te ndyr se kjo Adriana kalaja. nuk besoj te kete kjo eshte nje baxhelle njesoj si albana covata vokshi. si monika kryemadhi. dhe ina zhupa

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje