Lorenc Vangjeli: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë më shumë se bandat kriminale

4 Qershor 2025, 09:36Politika TEMA
Lorenc Vangjeli: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë

“Ka akte politike që janë bërë në këtë vend, të cilat ku e ku kanë qenë më të dëmshme se veprat e grupeve të strukturuara kriminale. Këtu akte kanë ndikuar në mënyrë kriminale në jetën e të gjithë shoqërisë. Vendime të gabuara politike. Këto kanë ardhur nga padija, nga ligësia”. Kështu u shpreh analisti Lorenc Vangjeli teksa u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, por edhe brenda vendit.

Ai tha në Debat në A2CNN më tej se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.

“Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.

Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.

Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës.

Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.

7 Komente

  1. B
    BABEZIA per PUSHTET

    O COBANI VANGJEL, POR PO I KA VOTAT E PASTRA, LE TE LEHIN QENTE. PSE TE DJEG3?! KETE PROPOGANDEN QE BEN KETU KY RAMA TE SQAROJE BOTEN PER ZGJEDHJET DHE NESE I KA VOTAT E PASTRA .. PSE NUK IA HIQNI ATEHERE VULEN SALIUT E JEPJA LULIT DHE MBYLLET? ESHTE BABEZIA JUGORE PER PUSHTRT QE VRET SHQIPERINE

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Ishte babezia malokore-vrastare qe e shkaterroi Shqiperine! Malok= hajdut trojesh!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vvv

        Hiqeni Lenc kancerozin, antinjerzorin nga ekranet dhe portalet. Nuk u gjendka nje sherbetor tjeter me human ?

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trapi

        Ore babezi, a lexon se cthuhet ne shkrim? Eshte fjala per drogen jo per zgjedhjet....Kete Vangjelin, qe nuk e njoh fare, mos e quaj coban, por thjeshte Vangjel. Jeni bere ju primitivet te shisni ment sipas gjakut 'arjan' ku vendin e pare e ze ti. Koqe, or koqe!....

        Përgjigjjuni
      3. P
        Populli

        Me mire te dale syri se nami thote populli.Shqipot e kane tradite qe te shajene villain kur bisedon me fqinjin.Ja nxorem namin vehtes per krime e per droge ndesa fqinjet tone veprojne ndryshe I mbajne problemet brenda shtepise dhe nuk I nxjerrin ne pazarin evropian si ne

        Përgjigjjuni
        1. z
          zeni

          Krimineli non grata është armiku më i madh i Shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta

            Po Vangjel. Po perse nuk fut dhe vehten ténde si analist i “ pamvarur”, biles goja jote e ka dëmtuar më shumë se një bandë.Gojë që paguhet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje