Zhvillohet faza e dytë e projektit të investimit "Hospitality Albania', i cili synon modernizimin e rezidencave qeveritare për t'i kthyer ato në destinacione tërheqëse për turizmin dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme. 7 finalistët e fazës së dytë do të prezantojnë projekt-idetë arkitekturore për ‘rijetësimin’ e këtyre godinave.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, deklaroi se në garë marrin pjesë arkitektë me prestigj ndërkombëtar. Rama thotë se po ‘shkelim’ në një rrugë të re për t’i kthyer këto asete në funksion të publikut. Pjesë do të jetë edhe shteti si partner, duke i shndërruar rezidencat në një burim tjetër të ardhurash.
“Sot hapim një tjetër kapitull të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit.
Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar njëra anë një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Eksplora, na kanë treguar se është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash.
Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike.”, u shpreh Rama.
Rama tha se në këtë mënyrë do të zhvillohet një infrastrukturë e re financiare për shtetin, duke u bazuar në modelet më të mira si Italia apo Spanja.
“Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Evropë, simotrave të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë dhe përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë dhe në përfitimin nga kjo rritje.”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kur do ti vije rradha dy kavalishencave ne DR per investime dhe per tu bere burimte ardhurash per FA dhe Policine si dhe per vete efektivat e ketyre institucioneve
Kur ti vij rradha qokes se rradhes qe ben Rama.
DR NUK EKZISTON ME! Pyet Rilindjen po sbesove
Shkerdheje edhe keto asete publike dhe kombetare, jipja oligarkeve dhe krimit me te cilet ndan pasurine e shqiptareve, mos i le nam e nishan ketij vendi, historia fillon me ty o Rama i Pare. Pak po i ben ketij populli Cyryk sic me te drejte e quajte ne Diber, me shume te dashken sa me teper i poshteronke dhe i dhunonke, rrofsh e qofsh o mbret.........sa me shpejt te marrte me vete vellai yt siamez Sali Rame Kulla.
Nuk ka patur vile Enveri as ne Vlore dhe as ne Tirane. Mos e ngaterro me veten sharlatan apo me te tjeret si vetja keto 35 vjet. Enveri i la femijet pa asnje qindarke dhe me 1991 ishin te pastreh. Gruaja e vet vdiq ne nje dhome tek ish pularia e Tiranes. Ato jane vila qeveritare prone publike qe ti i jep si te doj bytha me te njejten metode hajdute 35 vjet duke i quajtur pronat publike "ndertesa komuniste" , "vila diktatoresh" "projekte sovjetike". Mos u ngopshi hajdut te qelbur.
Votus je i madh.Ky gjeja e gjate eshte fashist nga idete ku cdo gje e ben ne favor te parallinjve dhe te mbyt me fjale te tipit "vila e diktatorit" qe do i jepet popullit etjetj.I ka dale boja si Robert cimcakizit
Shume mire,po arkitektet e Lungomares,si s kane menduar fare per parkimet? Turistet,shqiptaret s vijne vetem per xhiro ne bregdet, po dhe per t u lare. Qe tani eshte problem,po ne korrik,gusht? Duhet bere dicka mendoj .
Publik? Mos e shkel zoro o te shikofte zana U be bregdeti per pensionistet si rinia dikur enderronte maldivet Lodhesh kot te ridale nje Messi apo Ronaldo ne ekipin tend, si Shprehja dikur te filmi,a ka shqiptar ne taborin tuaj …. A ka ndonje njeri me njerzillek ne pus te ps apo te hale pd te hape gojen per pensionistet… Po mor hale te ngjyrosur me euro Sikur nje muaj mos pranoni rrogat pensionistet e meritojne nje kile mish ne nje muaj Zoti ju falte po dreqi ju pafte
Shiko Drilonin se po shkaterrohet. Turp ta krahasosh me krahun matane kufirit. Dhe Maqedonasit na e kalojne me here per shtetformim.
Vila qeveritare, ato duhet te shembnen si Pallati i Neronit. Ka 35 vite qe shpenzohen miliona per ti mirembajtur, per ti paisur dhe per ti ruajtur. E per cfare ? Per ca pushtetare horra, per ca hajdut te pangopur. Tani duan qe ti bejne akoma me luksoze me parate e fukarajve qe te shkojne e te organizojne orgjira e perversitete edhe me te huajt dhe parate ti paguajne taksapaguesit me te varfer te Europes deri sa nje dite ti privatizojne me cmime qesharake, Mjaft po u paguan populli ketyre qeveritaqreve rrogat sa 100 pensione, dietat e sterfryra, makinat dhe hotelet luksoze, operacionet plastike per tu dobesuar e zbukuruar dhe duhet tu paguaj edhe rezidencat qeveritare.Te pangopur e te pashpirt.