Rinumërohen 4 kutitë e Vlorës pas kërkesës së opozitës, fletët e papërdorura gjenden në kutitë e KQZ

4 Qershor 2025, 14:07Politika TEMA
Rinumërohen 4 kutitë e Vlorës pas kërkesës së

Kërkesa e PD dhe beteja për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit po vijon. Pas pretendimeve të PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, po rinumërohen 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës.

Duket se alibia e PD ka rënë, pasi në kutitë e qarkut të Vlorës dallohen qartë fletët e votimit të papërdorura që janë të futura brenda një kutie apostafat, edhe pse në procesverbale është shënuar gabimisht 0 fletë votimi. 

Pas përfundimit të këtij procesi, KAS tha se ishin deklaruar zero në procesverbal, por në kuti u gjetën këto shifra:  584, 578, 401 dhe 659  fletë votimi të papërdorura për secilën kuti të hapur.

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu pretendoi se në një kuti u gjetën 7 fletë votimi më shumë ndërsa në një tjetër mungonin dy fletë të papërdorura. Ndërkohë që një anomali tjetër është se procesverbali është i një qendre tjetër. 

Ai parashtroi një tjetër kërkesë për të hapur edhe fletët e votimit të përdorura që të krahasohen me ato të papërdorura. Sipas tij, fletët që janë tepër mund të kenë ardhur nga jashtë si pasojë e trenit bullgar.

Një ditë më parë me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhën si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.

Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhej. Për këtë, partia i kërkoi përmes një shkrese KQZ-së që të niste menjëherë një hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi.

Por KQZ mohoi se kishte mungesë të fletëve të votimit të papërdorura duke sqaruar se diferencat kanë ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit, ku komisionerët kishin shënuar 0 në procesverbal.

11 Komente

  1. M
    Mario

    Pordh me rigon, do vazhdoje 6 muaj kjo pune. Beni votim elektronik dhe mbylleni nje here e mire kete karllik. Na cate trapin me keshtu lajmesh.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qqqq

      Kështu është kur vini analfabetë e militantë të numërojnë.Demokraci=analfabetokraci.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABC

        Jo mo shoku , nuk eshte pune analfabetizmi , po keqdashje nga horrat e saliut per te shtytur deklarimin e reziltateve nga KQZ - ja e per ta mbajtur peng me palaçolleqe kete vend . Ky eshte Sali kerma , agjent i udb - es .

        Përgjigjjuni
      2. s
        sokrat

        Komisioneret e PD vete i kane numeruar fletet e votimit dhe po vete i kane firmosur procesverbalet. Tani dalin dhe ankohen se ka mosperputhje. Nese ka, i kujt eshte faji i Edi Rames, apo i komisionereve te PD dhe vete PD? PD dhe SB kerkon sebep per te mos njohur zgjedhjet, ashtu sic kane krijuar lloj-lloj alibish. Edhe per keta injorante e ka fajin Edi Rama apo populli shqiptar, qe sipas SB eshte blere para zgjedhjeve me bonuse per pensionistet, falje gjobash, dhenie lejesh per mbjellje kanabis, etj. Ky do te njollosi te gjithe ata qe votuan per PS. Degjojini edhe ne PE se si e nxijne Shqiperine vetem e vetem qe t'ju dali e tyre, dhe per kete njollosje krekosen dhe qeshin ne ekranet e TV, se ja arriten qellimit. Keta nuk e duan Shqiperine ne BE, por kane hallin e SB dhe familjes se tij. Por, populli shqiptar ja dha drurin dhe nuk do ti shohe me sy. Nje non grata nuk mund te njollose nje popull te tere dhe vendin. As edhe nuk mund te mbaje peng perparimin e tij. Ne BE e njohin mire se kush eshte SB dhe nuk besoj se do te bien pre e sulmeve te paprincipta te tij.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agushkari

          po te vesh injorante ne komisione kjo pune,eshte

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agushkari

            po te vesh injorante ne komisione kjo pune,eshte

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Germo Salikerma, germo se aty kam groposur qenin e ngordhur une. Merreni, se me kerma jeni mesuar te ushqeheni

              Përgjigjjuni
              1. F
                Familia Wampire Nongrata.

                Salicevicis ka per Qellim - - Me urdher te UDB dhe Asfalis punon per destabilizimin e vendit dhe mos futjen ne BE. E pa imagjinuar per Serbine dhe Rusine te futet Shqiperia ne BE para Serbise. - Duke korruptuar Komplett Drejtesine me Klanin e tije Mafioz te Prokuroreve ne Spak dhe GJ e Larte,shpeton miliardat e vjedhura dhe Grabitura me vrasje masive. - 6 milion per heqjen e nongrades jane 10%te shumes reale te paguar ne dore, miliona per Cherifin. - Dhjetra WKM te perdorura per vjedhje Mafioze.Nje nga keta filloi me Fshatin Lura tek Gjiri i Lalesit e per te vazhduar me qindra Vila deri ne Hamallaj e gati ne Porto Romano. -Fatkeqesi e madhe qe ky Monster ka perballe nje Popull qe e lodhi duke e masakeuar me kuptimin e vertete e permbajtes te fjales. Nuk jeni ne gjendje ti tregoni vendin ketij Vampire qe ju kafshoje trurin dhe po ju kafshon dhe femijet me Bandat e Droges qe punojne per te dhe i ka cdo dite me vete. Djali i nongrades Bashkpunon me Banden me te madre nderkombetare te Droges ne Montenegro… Jane milona Emigrante ekonomik Shqiptare aneembane Botes qe punojne e robtohen dite e nate per mirqenie e begati qe ja shkaterroje Nongrata ne vendin e tyre te lindjes.Nga ky Monster Iken qindra mijera,Piramidat,97,etj -Tani nuk i mjafton tortura qe na beri, por del dhe shane dhe na ben pis para gjithe Botes si Banda Narkotikesh . Bashkjetuesit tane te huaj habiten se si eshte e mundur qe njerez te ndershem qe punojne dite e nate te martirezohen nga njePerbindesh qete gjitha i ka bere dhe i ben vete me Familen e tije me mafioze ne Bote. Ky Perbindesh ka Bere aq shume krime saqe po tenton me cdo kusht te korruptoje Shtepine e Bardhe ne USA . Ky Wampire duhet varur ne sheshin e Tropojes se ndryshe nuk pushon duke pire gjakun e ketije Populli.

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vicidoli

                Rrofte Salehu I Sheqeres Vukut

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetari

                  Semundia MALOK , nuk ka vaksine .E degjova qe tha njeri ne nje KAFFE dhe te gjithe qeshem

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    F

                    F

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje