Miratimi nga PE i raportit për Shqipërinë, Spiropali: Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit

4 Qershor 2025, 12:18Politika TEMA
Miratimi nga PE i raportit për Shqipërinë, Spiropali: Rikonfirmon

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas  miratimit sot nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian të raportin për Shqipërinë.

“Miratimi nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i Raportit për Shqipërinë rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si vendi pararojë mes vendeve kandidate, që ecen më vendosmërisht drejt familjes europiane, vlerëson arritjet e reformave demokratizuese dhe integruese, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë.

Objektivi ynë strategjik kombëtar për çeljen e gjithë kapitujve brenda muajit qershor, përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade ka tashmë një mbështetje të gjerë nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe po fiton mbështetjen edhe nga vendet anëtare.

Falenderoj reporterin Andreas Schieder për pasqyrimin me realizëm të arritjeve të Shqipërisë, dhe deputetët që në shumicë absolute e mbështetën”, shkruan Spiropali.

2 Komente

  1. s
    sam

    Mbani premtimin per rritjen e pagave. E ka premtu kryeministri per ne qershor. Nga 400 ne 500 minimalja. Nxjerrim Vkm ne qershor tha dhe fillon zbstimi 1 janar 2026. Gezojini njerezit si ju gezuan duke ju votuar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Vec perpara.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje