Intriga në zgjedhjen e kreut të SPAK, Lorenc Vangjeli: Procesi ka nisur i helmuar, çfarë s’do dëgjojmë. Kush është relatori që s’pranoi të bëhej pjesë dhe u tërhoq

26 Shtator 2025, 09:14Kronika TEMA
Intriga në zgjedhjen e kreut të SPAK, Lorenc Vangjeli: Procesi ka

Kandidatët të cilët synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kur mandati i Altin Dumanit të përfundojë, do të kenë kohë edhe disa ditë, deri më 8 tetor për të shpallur kandidaturën e tyre.

E teksa ky proces është në vazhdim, të shumta janë hipotezat që po ngrihen në publik dhe media. Por, mesa duket ky proces sipas Lorenc Vangjelit ka nisur i “helmuar” me vlerësimin e kandidatëve dhe se në ditët në vijim sipas tij do të dëgjojmë histori nga më të ndryshmet në dëm të secilit kandidat.

Analisti ka shtuar se një prej relatorëve, Sokol Stojani është tërhequr me qëllim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi.

“Procesi ka nisur i helmuar me vlerësimin e kandidatëve, ku ligji e përcakton saktë rolin e relatorit. Detyra e relatorit ka qenë të përgatisë materialet. E fshehta ishte që z. Stojani, pikërisht për tu mos bërë palë me këtë çështje, është tërhequr nga procesi. Vetëm ky fakt tregon që procesi i helmuar. Në një vend të vogël siç është Shqipëria, roli i individit është i jashtë zakonshëm. Integriteti i tij mund të bëjë dimrin ose verën në institucion. Mund të ndajë të mirën nga e keqja.

Të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në politikë, po flasim për ata që kanë peshë… Ka një vëmendje të madhe qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita që kanë interes të madh se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit që ata e urrejnë me shpirt, qoftë nga bota e biznesit, qoftë nga bota e medias. Mos u habisni të dalin në media histori të çuditshme nga kandidatët. Do përdoren segmente të ndryshëm mediatike, që në mënyrë do infiltrohen informacion në dëm të secilit kandidat”, tha Vangjeli.

Më 17 shtator KLP hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Dumanit përfundon më 18 dhjetor. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, relatori Sokol Stojani propozoi dy javë afat, por Vate Staka kërkoi që afati për të dorëzuar kandidaturat të jetë tre javë.

Kujtojmë se drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

8 Komente

  1. S
    Slavic

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni
    1. S
      Slavic

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emilia

        U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

        Përgjigjjuni
        1. @
          @.

          O Mero mos i ler keta që mashtrojn njerezit me keto kompani të predikojn mashtrimin tek faqja e gazetes tende. Sa per shkrimin e Vangjelit nuk kam koment per kete kameleon. Që kur ka dal tek tv e Xenit me Qimin i kan ra vlerat. Te lehë sa te doje se nuk e degjon njeri.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sisi

            o tema keni ik per lesh, clidhje kane keto komentet siper te slavic dhe Emilia per zgjhedhjen e prokurorit te pergjithshem.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cuku

              Akoma nuk e dini qe kreun e SKAKUT e ka caktuar Berisha ..............eshte kopja Dumdumit Olci I Dados .........

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vijo

                Ky tip nga zVangjel eshte bere Xhele. Po c'pate or Xhele qe e lujte B.... Po ke marre ndonje llokme te mire, helbete ta fal. Por per kot, kot do shkosh. Shefi Rama ka punue dikur vete gazetar dhe ja u njeh kaptinen cfare mase e keni.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jimi

                  Proces shum i rendesishem per zgjedhjen e "Llalla IV" !

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje