Irani zyrtar: Shqipëria u ka prerë internetin muxhahedinëve

20 Gusht 2023, 17:51Kronika TEMA

Irani zyrtar: Shqipëria u ka prerë internetin muxhahedinëve

Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” e kontrolluar nga shteti, shkruan se iranianëve të strehuar në Shqipëri u është ndërprerë aksesi në internet. 

Portali iranian ne gjuhen shqipe Parstoday, thekson se  se Qeveria e Shqipërisë në kuadër të masave më të reja për të kufizuar aktivitet e paligjshme të MEK, ka ndërprerë rrjetin e internetit për kampin "Ashraf 3". Një burim i informuar i sigurisë ka thënë për agjencinë e lajmeve Tasnim se ky veprim është ndërmarrë për të parandaluar aktivitetet terroriste të grupit MEK dhe si pasojë e këtij veprimi, anëtarët e këtij grupi terrorist janë të detyruar të përdorin internetin e kartelave të celularëve dhe të ndjekin disa metoda të tjera të paligjshme.

Kjo konsiderohet goditja e dytë esenciale e Qeverisë së Shqipërisë gjatë muajve të fundit ndaj njësisë kibernetike të grupit terrorist MEK.

Njësia e antiterrorit e policisë së Shqipërisë në qershor gjithashtu kreu një operacion në kampin "Ashraf 3" të grupit terrorist MEK dhe konfiskoi një numër të madh të kompjuterëve, serverëve dhe hard disqeve që i përkisnin njësisë kibernetike të grupit terrorist MEK.

Thuhet se serverët të cilët janë konfiskuar nga grupi  MEK, përmbajnë informacione të mëdha sidomos në lidhje me agjentët ndërlidhës të grupit  MEK brenda në Iran që sipas disa burimeve, këto të dhëna janë transferuar në Iran.

Me konfiskimin e pajisjeve të njësisë kibernetike , anëtarët e këtij grupi  janë detyruar të reduktojnë turnet për të shfrytëzuar numrin e kufizuar të sistemeve kompjuterike të mbetur në kampin Ashraf 3.

 

Lini një Përgjigje