3 turiste nga Maqedonia rrezikojnë të mbyten në Golem, 2 prej tyre rëndë në spital

19 Gusht 2023, 20:58Kronika TEMA
3 turiste nga Maqedonia rrezikojnë të mbyten në Golem, 2 prej

3 turiste nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku mësohet se menjëherë atyre i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija janë dërguar në spital, por 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Më konkretisht, referuar njoftimit zyrtar të policisë së shtetit thuhet se shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe  dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë

“Kavajë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

1 Komente

  1. G
    Gjynah

    Gjynah të shkretat, por ne Golem është turp të mbytesh. Edhe unë qe kam notuar ne shumë vende, qe nga Deti i Veriut, La Mansh, Gjiri i Baskajes, dhe ne shumë vende të Mesdheut, futem ne det me shumë kujdes, ose edhe nuk futem fare kur ka shumë dallgë, sepse me detin nuk ka trimeri. Ne shumë liqene jam futur me jelek shpetimi, dhe me shumë me varkë se sa me not. Ndersa po nuk dite not, as mos e mendo fare të lagesh pertej gjunjeve. Edhe djemtë e mi i kam mesuar qe njeriu i zgjuar nuk rrezikon, perveçse per aresye madhore, kur të rrezikohet jeta jote ose e familjes tënde. Nje burrë i vjeter me ka thënë, dikur kur Isha i ri, "lufta me e suksesshme është ajo qe ti e shmang". Edhe populli thotë qe "me ujin, zjarrin, dhe shtetin nuk behet shaka". Uroj të shpetojnë të ngratat dhe t'u behet mësim. Se do jetë tragjedi per familjet, por tragjedi kot më së koti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje