
GJKKO në vendimin e saj për vlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj ish zv/ministrit Klodian Rjepaj dhe biznesmenit të sterizlimit Ilir Rrapaj thuhet se shkeljet e ligjit në procedurat e dhënies së koncesionit ishin bërë me “qëllimin e vetëm për shpalljen fitues” të kompanive që u përkasin Ilir Rrapajt dhe ortakut të tij italian, Umbro Staccini.
E ndërsa renditen një sërë shkeljesh vihet në dukje dhe mosveprimi i ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapaj si përfitues i tij.
“Në listën e shkeljeve është studimi i fizibilitetit me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij’, thuhet ndër të tjera në vendim.
Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit” vijon vendimi prej 348 faqesh i gjyqtarit Erjon Bami. Vendimi u mor më 23 qershor 2023.
Po mbroni hajnat: Nuk e shpikin dhe hartojnë Koncesionin korruptiv nuk e shpikin dhe hartojnë as nëpunësit e Ministrisë e as Komisioni i Prokurimit qe janë Ushtare te Ministrit e qe ai po i përdor per pune te pista. Sigurisht po te mosbinden e mos firmosin do pushohen (me e pakta- se janë dëshmitarë)kete risk e dine ata por kur ka qe me Salën ky marifet njerëzit i dorëzohen mëkatit. Koncesionin e shpik e struturon Ministri si pjese bande, e miraton Kryeministri, dhe ai inicues, dhe sipas urdhrave te tyre e shkruajnë vartësit. Prandaj mos na beni budallenj e SPAKU mos te shpërdoroj detyrën te dënoj "rojën e Lopëve e jo Hajdutin" sipas barsoletës; por te thërrasë ata e ti arrestoj, ne se e quan vjedhje e korrupsion korruptiv
Nepunesit I bejne gjeratsi I do shefi....dhe ata jane fajtore bile kta yes Neptunes po shkaterrojne shtetin...I gjen kudo...tapesojne e mos ta bejne me...