“Jam i qetë, nuk i kam borxh kujt”, Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit

23 Prill 2026, 15:05Kronika TEMA
“Jam i qetë, nuk i kam borxh kujt”, Arjan Ndoja dëshmon

Arjan Ndoja deputeti i PD, njëherësh ish prokuror, u thirr sot për të deshmuar në procesin gjyqsor të Amar Shkëmbit, për atentatin te mbikalimi i Shkozetit.

“Gjatë vitit 2019 kam qenë prokuror në Durrës. Gjatë 2019 nuk kam patur konflikt me ndonjë person. Kam patur një automjet që ka qenë në emër të bashkëshortes time. Rreth një muaj ka qenë në përdorim të shtetasit Andi Maloku. Në 01.11.2019 kam dal mga shtëpia si zakonisht rreth orës 07:00. Kam qenë i shoqëruar nga Andi Maloku , jam futur në punë rreth orës 12.30. Kam dal mga puna dhe kam shkuar në drejtim të lokalit “Koral”. Kam qenq i ftuar për drekë.

Kam qenë unë Pëllumb Muharremi, i njohur dhe si Aleksandër Laho, Enver Shala dhe shoku i Enverit. Ndenjëm deri në orën 16:00. Pastaj nga aty u zhvendosëm. Shkuam në drejtim të Urës së Dajlanit. Andi Maloku ka qenë drejtues i automjetit. Mbrapa ishte Pëllumb Muharremi, përpara isha ulur unë. Ai kishte mjetin e tij mbrapa. Makina përpara ka qenë e imja. Ndoqëm rrugën normale, u futëm në autostradë në drejtim të Urës se Dajlanit. Kur ndaluan në karburant, pas tij deri te mbikalimi i Shkozetit filluan krismat me armë zjari. Krismat erdhën nga krahu i djathtë i automjetit. Mjeti ishte ne korsi ngjitur me korsinë e shpejtesise, kemi qenë me 60-70 km në orë. Kur filluan goditjet e para nuk e kuptova që ishin të shtëna me armë zjarri. Kanë qenë dy armë sepse kishin zhurma të ndryshme dhe intervali kohor ishte i ndryshëm.

Punë 20 sekondash ndodhi, deri kur doli automjeti nga rruga. Goditjet nuk i pashë se nga vinin. Kur u plagos Andi Maloku devijoi timonin dhe ne përplasëm njërën nga trafikndarëset. Andi Maloku ka qenë në gjendje koshient, unë kam qenë i perbumbur për shkak të plagës. Kur dola nga automjeti kam rënë pa ndjenja. Andi Maloku vdiq në datë 7 nëntor, 6 ditë pas atentatit. Pas atentatit, nuk mësova se nga erdhën të shtënat. Me familjaret e viktimës kam kontaktuar. Edhe ata kanë ardhur mbrapa të gjithë familjarisht. Me Aleksandër Lahon “Rrumi i Shijakut”, ai ka qenë shumë ditë në reanimacion. Mbrapa kur kemi diskutuar dhe ai nuk kishte arritur të shihte gjë. Përveccse nga ju si organ prokurorie, nuk më ka ardhur njeri të na takojë dhe të thotë që ndodhi për këtë arsye. Nuk njoh asnjërin prej të pandehurve.

Vetëm kryesorin e njoh rastësisht, Plaurent Dervishajn. Unë dhe familja ime kemi një shtëpi në Shëngjin dhe atje i kemi pas bërë pushimet. Në Durrës shkoja te “Korali” dhe te një lokal në pronësi të Enver Shala. Përpara ngjarjes nuk kam vënë re ndonjë gjë të dyshimtë. Pas ngjarjes kam lexuar se ata kishin ardhur na kishin ndjekur. Nuk kam vënë re asnjëlloi shenje. Nuk më ka bërë përshtypje ndonjë automjet, nuk kisha dyshime apo shqetësime. Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj i kam njohur si fytyrë. Nuk më ka sjellë njeri porosi.

Zonën e Gjirit te Lalzit e kam frekuentuar, por jo një vend konkret që ta kisha pikë specifike. Nuk kam patur interesa pasurore në Gjirin e Lalzit. Vullnet Mucën , vëllain e Pëllumb Muharremit e njoh. Përvec asaj dite kur ndodhi atentati, Aleksandër Laho s’ka hipur ndonjëherë në makinën time. I kam thenë të atit të Julian Mecaj, merre djalin hiqe nga Shqipëria derisa të sqarohen gjërat. Unë dhe sot e kësaj dite jam i qetë sepse nuk i kam borxh kujt.” tha Ndoja, para trupit gjykues.

9 Komente

  1. L
    Lani

    Nuk te hello kush jot o I korruptuar

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrugaçeri

      O lango rrugesh ...si ka mundesi ne makinen e nje prokurori qendrojne kriminel......

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sela

        Miu i haleve je,një ordiner që Saliu të bëri deputet ,meqë je një m.. si udhëheqësi yt.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Encrochat!

          Arjan Ndoja, thote qe eshte i qete! Nese dikush ka kellqe dhe pakes idealizem x drejtesi, duhet ta pyesi, cfare e lidhte kete palo prokuro me Rumin e shijakut dhe me shume horra te tjere ,trafikant dhe kriminel te njohur brenda dhe jashte Shqiperise??? Perse Ndoja perdorte encrochat dhe mbante kontakte me keta personazhe??? Sot ky palo deputet, duhet te ishte i ulur ne te njejtin vend me ata te cilet i ben atentatin dhe jo si deshmitar apo viktime o ndoshta, ndoshta per ata qe drejtojn gjygjin edhe si hero!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Nuk te qellon kush kot o I korruptuar

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oficeri dulles

              Do dali borxhliu mos u metzit

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjygjetari i pa kualifikuar

                Si nuk ju ndane pleherat si ky ketij vendi

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pap

                  Eshte edhe avokat, burri i botes!!! As postulatin baze te avokatise, "hesht dhe mos fol, se ...." nuk e zbaton dot. Ne fakt, ka te drejte kur thote se nuk i kam borxh njeriu dhe kjo nuk eshte dicka qe i cudit shqiptaret. Te na thote ky se ku ka nje avokat qe eshte "borxhli".... KELLIRA!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artan

                    Me këtë dhe Gjin Gjonin / Do ta luftojë PDhi korrupsionin.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje