Klevis Qose emërohet në krye të AMP

23 Prill 2026, 11:55Kronika TEMA
Klevis Qose emërohet në krye të AMP

Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.


Ky post është mbajtur deri më tani nga Eduart Merkaj.

Në datën 1 prill, Qose u lirua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë.

 

Klevis Qose u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

Më parë Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

1 Komente

  1. f
    fatal division

    Ore po gjithe Klevis-et me duken tuafe qe kur dolli ne skene biri Fahro pilafit .Respekt per z.Qosen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje