Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti, policia: Autorët babai me dy djemtë

22 Prill 2026, 20:26Kronika TEMA
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin.Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se është qëlluar drejt një automjeti, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar janë shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj., njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

2 Komente

  1. P
    P S E ?

    Ne Kurbin duket se banojne njeres jo normale nga trute ! Rralle kalojne dite qe te mos kryhen krime te renda . Atje , jeta e njeriut nuk barazohet as me qenin e shtepise ! Veshtire te gjesh ndonje individ te pa perlyer me krimin .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Jane kontigjent ikriminelt non grata kane filluar te eleminojne nneri tjetrin

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje