Zbardhet të tjera detaje nga dosja me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës.
Në dosje është zbardhur një bisedë mes tyre, ku Eneo i kërkon policit kufitar të kalojë një person që ka marrë ekspuls nga Franca, që e këshillon të kalojë nga Stambolli si ‘vizitë mjekësore’.
“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 24.10.2023, nga ora 12:51 PM – 02:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Si je vëlla
Briken: Mire vëlla
Eneo: Kemi nja 2 çuna tani. Për Budapest
Briken: Mi nis
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve Q.Sh dhe L.B
Briken: I ke ta taku apo do i len atje
Eneo: I kam taku. Takohemi bashkë. S’je vet ti?
Briken: Jo. Jam pushim sot
Eneo: Prit te them 1 min. kemi dhe atë familjen qe humi avionin nesër ne darke
Briken: Ok po thuaj ne orën 8 te jen aty
Eneo: Po po. Ky L.B do i lej aty
Briken: Ok ten r 7 thu
Eneo: Ok vlla
Në orën 02:00 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: O vëlla po ne e pam kte. I referohet shtetasit Q.SH. S’ka provu te iki me as i vend
Në orën 02:06PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: I dërgon një fotografi te sistemit TIMS me shënimin *kthyer deportiv nga Franca me motivin qëndrim ilegal. Ne interviste shpjegon se i kane dhënë ekspuls ne France. E ka deklaruar vetë idioti
Eneo: E hypim do ti japim letrën tja boj nga Belgjika ose nga Franca. Se si majm përgjigjsi për andej
Briken: Jo sot jo. Kur te jem unë e nisim nga Stambolli. Boi dhe ate letrën e avokatit, ndoshta e ka pa gabim ai shoku se unë se kam pa vete kte. S’me kujtohet
Eneo: Po pra sishe vet se t’mora ne tel me the te harrova. Veç ditët ka
Briken:E se maj men kujt ja kam çu. E kam pa gabim
Eneo: Po v* çja q*** r**pt po të dojë të iki
Briken: V* jena ngaterru Pz
Eneo: Ska gje vlla po i them
Briken: Se unë s’para gaboj me kto po varet kujt ja kam dhon
Eneo: Kur je ne pune qe ti shof biletë. Ti them tani
Briken: Nesër pasnesër jam pushim. Ne vazhdim pastaj jam ne pune
Eneo: Ok vlla. Po nga Beogradi
Briken: Me mire nga Stambolli po dhe andej behet
Eneo: Qenkan në 2 të mëngjesit nga Stambolli
Briken: Po ta bejmë sikur do shkoje për vizite mjekësore ne Stamboll. Po beje dite tjetër bilete nuk ka”-thuhet në dosje.
Polica budallenje....tani le te rine pa pune ose te nderojne prefesion....nga nje prefesion te mrekullueshem dhe krenar si Polic ....tani le tju futen Guzhines mbase aty skane se cfare te bejne ndonje gabim kundra ligjore...
Polica budallenje....tani le te rine pa pune ose te nderojne prefesion....nga nje prefesion te mrekullueshem dhe krenar si Polic ....tani le tju futen Guzhines mbase aty skane se cfare te bejne ndonje gabim kundra ligjore...
Polica budallenje....tani le te rine pa pune ose te nderojne prefesion....nga nje prefesion te mrekullueshem dhe krenar si Polic ....tani le tju futen Guzhines mbase aty skane se cfare te bejne ndonje gabim kundra ligjore...