“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim” - Oferta e pazakontë e Ramazan Rrajës për policët që e arrestuan

22 Prill 2023, 17:20Kronika TEMA

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim” - Oferta e

Ramazan Rraja u arrestua mbrëmjen e të mërkurës. Ai ra në pranga për llogari të SPAK pasi dyshohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i automjetit, Andi Maloku.

Ndërkohë që janë zbardhur detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja. Ai i ofroi policëve ta linin të ikte në këmbim të 1 milion eurove.

Pas ndërhyrjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrëveshje në këmbim të lirisë.

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim”, mësohet të jetë shprehur 30-vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.

I cilësuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Rraja i fshihej arrestimit me urdhër të SPAK prej disa muajsh duke u strehuar në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të ekzekutonte ish-prokurorin Arjan Ndoi dhe shtetasin Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i automjetit Andi Maloku.

Në dosjen e SPAK thuhet se ata po përgatiteshin për një atentat të dytë për Arjan Ndoj, Rrumin, dhe dy persona të tjerë.

Sipas SPAK, Rraja është marrë me organizimin e atentati ndaj ish-prokurorit për llogari të Plarent Dervishajt. Përplasja mes grupeve kriminale në qytetin e Durrësit vitet e fundit po kryhet për shkak të tjetërsimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”, i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithëse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

5 Komente

  1. A
    Ardian

    ME MIR POLICAT KISH LAR HESAPET ME KETE FYTYR BYTH PLEHR SI KY SI TE GJITH KRIMINELAT E TJER.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Polic i vjeter

      Ku i ofroi dhe policet e muhametit nuk i moren nga frika e metit???!!! Ha ha ha

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jari

        Besoj se ky lajm duhet ta ketë dhënë Klodjana Lala, se Baxhella " Tik Llalla " i di të gjitha ajo kur vritet ndonjë i fortë po bën dasmë dhe bën koopetentin sikur i di të gjitha. Ju që keni botuar këtë lajm po ju them, se po të kishte " Boti " Rraja 1 miljon Euro nuk rrinte te Lokalet e Urës së Gjoles por në Dubai.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          Po ca thua o Ardian per 1 milion euro ,Gjyqtaret dhe prokuroret do qihen ne byth kush te mare ceshtjen i pari

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi

            Ik e laji ti hesapet me te meqe qenke trim dhe e paske problem. Policet nuk paguhen per te vrare njerez

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje