Ashtu siç ndodhi gjatë themelimit të Amerikës, përpjekja në Shqipëri për të zbatuar ato parime për të ndërtuar një shoqëri të drejtë me ndarje pushtetesh dhe një gjyqësor të pavarur pas rënies së komunizmit, u ndesh me rezistencë.
I këtij mendimi është avokati amerikan Roger Sherrard, i cili me librin e tij “Jeto për t’i bërë njerëzit të lirë”, i çon lexuesit brenda tranzicionit të rrezikshëm dhe të brishtë të Shqipërisë nga një shtet ateist në stilin stalinist në një demokraci të brishtë.
Gjatë një gjysmë shekulli nën sundimin komunist, diktatura shqiptare e portretizoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si armikun kryesor të vendit, duke paralajmëruar qytetarët për një pushtim të pashmangshëm.
Në atë kohë, hyrja e amerikanëve në shtetin ballkanik ishte e ndaluar. Por pas rënies së Perdes së Hekurt, liderët shqiptarë ftuan amerikanët të ndihmonin në përpjekjet e tyre për të krijuar “një identitet të ri dhe një qëllim të ri kombëtar.”
Një pjesë e librit i kushtohet ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Zef Brozi, i cili u shkarkua nga detyra pasi liroi nga burgu 6 minoritarë të organizatës Omonia.
*’NËSE KENI NJË PLAN SHPËTIMI, ZBATOJENI TANI’*
Më vonë atë të shtunë, i mbështetur tashmë nga dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe gazetarëve, Zefi dorëzoi pasaportën e tij diplomatike.
Apartamenti i familjes Brozi mbeti nën mbikëqyrjen e policisë sekrete. Por, i privuar nga pasaporta, Zefi nuk shihej më si një rrezik arratisjeje. Ndërkohë, mora një mesazh nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që më paralajmëroi se arresti shtëpiak nuk ishte problemi i vetëm i Zefit.
“Do ta mohoj që ta kem thënë këtë, por kemi prova se miku juaj do të vdesë në një aksident automobilistik,” më informoi zyrtari. “Nëse keni një plan shpëtimi, zbatojeni tani.”
Ajo që Berisha nuk dinte ishte se Zefi kishte aplikuar për një pasaportë personale ditën pasi u largua nga detyra. Plani i shpëtimit që kishim hartuar me Ambasadën Amerikane ishte ky: Zefi do të telefononte ambasadën dhe do të thoshte: “Jam Zef Brozi, dua të flas me Carlo.” Carlo ishte Carl Siebentritt, zyrtari politik në ambasadë. Para se telefonata të përcillej te Siebentritt, një makinë do të nisej për në apartamentin e Zefit, duke sjellë një përfaqësues të ambasadës, pasaportën e tij dhe biletat e avionit.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 12 nëntor 1995, Zefi dhe Diana iu shmangën vëzhgimit të zbutur të “bandës së Berishës” dhe u futën në një makinë. Të shoqëruar nga një zyrtar i ambasadës, ata ishin rrugës për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili atëherë ishte thjesht një ndërtesë e vogël pranë një piste të amortizuar të rrethuar nga fusha me bagëti, pak jashtë kryeqytetit.
Zefi dhe Diana morën frymë thellë ndërsa u ulën në vendet e tyre dhe dera e një avionit sovjetik Tupolev, me destinacion Budapestin, u mbyll pas tyre. Ky fluturim do t’i lidhte me një tjetër për në Nju Jork.
Pasi morën lejen për t’u ngritur, avioni i Malev Hungarian Airlines lëvizi në pistën e shkatërruar. Papritur, zhurma e fortë e motorëve filloi të zbehej dhe avioni u ndal./ TCH
Eshte shume e vertete. Nje rrugac dhe bandit si Berisha ben nga keto ndyresira.
E eeee shume e vertete! Po them se nga amerikanet i ka mesu keto metoda se ata jane nona e ketyre puneve!
nje kelysh komunisti 24 karat i paska mesu nga amerika? Me oren 2 te nates iu shkonte kamioni para shtepise, familjeve qe ishin ne listen per internim, po, po ... i ka mesu nga amerika ...
Arberesh! Mundohu te kuptosh sarkazmen!
E hongre supen e Meros ti o i shkrete pa i fryre fare?!! Menjehere u pozicionove aty ku te nderseu shkrimi.
Ketu nuk ka asgje te re, Salikufoma e ka pranuar vete kete histori por me tone pak me te moderuara. Cudia qendron se si e mbrojne trushplartet SHQUP-isa neper blogje qe mesa duket ose jane naive ose jane idiote me guxim te tepruar sa i bien SHBA me fort se Dulla ne kohen e qoftelargut.
Këto i ka bërë Ramuti, vllau i Vuqiqit. Të mos ishte ndërhyrja e Berishës, sot Zef Brozi do të ishte i vdekur..... . Dhe po të fuste Ramuti në shënjestër, nuk kishe shpëtim.
Nuk kuptohet a e ke seriozisht, apo me shaka. Emri thotë shaka. Komenti është sikur t'a kete shkruar vërtetë Nul Shishtaveci.
Nul je vetequajtur dhe po shoh se te shkon emri me ato qe deklaron. Nuk e di c'moshe ke, po di qe ate zanat e kishte edhe e ka vetem nje nje politikan ne Shqiperi.Ramuti ka te tjera plot, po te kercenoje e te beje vrasje...vetem ti na e provon.
O kungull, Skapee. E ke njohur Zef Brozin? Jo. Po mos fol fare, se i bën nder Edi Ramës kur flet. E shoh që deshiron te heqesh Ramën nga pushteti. Por nuk di si ta bësh. Që të heqesh Ramën nga pushteti, puna fillon nga Berisha dhe PD. Duhet shporrur Berisha, duhet ringritur PD si opozitë dinjitize e gatshme per pushtet, dhe atehere jemi gatiete rrezojme Ramën. Nuk e kupton dot këtë? Epo hallall ta kesh Ramën or ti mec, se e meriton. Shiko shtepinë tënde, or ti shoq. Lënë Ramën dhe PS ne punë t'vet, se ti nuk je socialist. Apo do te pyesin ty socialistët. Shiko PD-ne qe ka 30 vjet e shkerdhen Komunisti Sali.
Perse nuk ja tregojne felliqesires Sali kete fakt monstruoz, qe te kujtohet sa shume ju detyrohet shqiptareve, ky lloj kafshe qe pretendon se; eshte Sali Berisha dhe nuk mundet "askush" ti heq te drejtat e vecanta qe ai ka ndaj shqiptareve pa dallim!?? Saliu eshte i vecante, ai eshte "ligji, kushtetuta dhe maliqi" ne Shqiperi?! Simboli i Poshtersise, pandeshkushmerise, pabesise dhe frikacakut te qelbet!? Apo jo "avokati" ???
Po non grata nga Sh.B.A pse e ka thua ti, per geshtenjat e Tropojes??
Jo per mineralet e Trepces!
Per berishen nuk ka as nje prove.
Sh evertete! Le te thone njehere kush ishte avokati i ketyre minoritareve e pastaj del e verteta e Brozit!
Zef Brozi nuk ishte engjell ka bere dhe zullume, nuk dua te cfajesoj kufomen Sali Berisha ,por Zefi ka bere dhe pislleqe dhe pikerisht ne Sarande ...gjithe gjykatat dhe gjith e drejtesia ua kundershtoi vendimet e nje familje ne Sarande qe te mernin ne pronesine e tyre fabriken e miellit dhe nje dite te bukur Zefi qebente pushimet me te shoqen ne kampin e pushimeve e firmosi dhe ua dha atyre duke anashkaluar gjithe legjislacionet ....thuhet se iu dhane reth 20 milione lek atehee , qe per mendimin tim ishin shume para dha fabika e miellit qe ishte shteterore dhe qe nuk kish asnje emerues te perbashket me familjen qe e ka sot ne pronesi ...pasi edhe trualli qe ajo fabrike u ndertua dikur nuk i perkishte kurre familjes ne fjale ...me i qarte nuk mund te behem ...dikush qe ka prejardhje ose eshte nga qyteti i Sarandes di saktesisht se cshkruaj ....dhe gjithe kete e ka bere i nderuari yne qe iku si lepur per ne Shtetet e Bashkuara...dhe qe nuk u kthye me kurre ....shumeiken dhe nje dite te bukur u kthyen ,vec Zefi jo....kurka bere kete zullum Zefi , perse perjashtohet mundesia te mos e kete bere edhe diku ose here tjeter ??????????? Kushtu qe kish dicka te drejte Saliu , vec mentaliteti dhe menyra e vendosjes se drejtesise nga bandat e tij nuk perputhen me kohen dhe me format demokatike ...
O 'sarandiot I vjeter, Po kush ta zhgjidhi problem in.? Gjykata e Kriminelit? Nuk di kush ka pase te drejte. Por po ta ka zgjidh krimineli,dikush tjeter eshte demtu..ti duhet te djersitesh per Salehin . Z.Brozi mori ne shqyrtim ceshtjen Nano. U shkarku naten nga banda.
Ore ti zoteri , po ta them boterisht une e urej ne maksimum Saliun dhe kush e ka bere Saliun ....po mora nje shembull te vetem dhe e shtjellova ashtu sic e di dhe e kam mesuar , Zefi nuk ishte i kthjellet 100 % kjo nuk do te thote sipas teje jam i djersitur per Saliun , a ke tru ne kok ?? Ta shikoj varur ne litar ate dhe gjithe familjene tij kriminele ... Per problemin qe shkruajta asnje gjykate nuk ja dha te drejten familjes ne fjale , dhe e hodhi firmen Zef Brozi , bile ne ate kohe bente pushime ne kampin e pushimeve , duke anashkaluar cdo lloj vendimi te gjykatave perkatese .... Nuk e di se cfare ceshtjesh moiri ne shqyrtim Zefi , dhe nuk me hyn ne pun ....thjesht desha te thosha se sot ka shume Zefer qe na dalin sot si profete mbas krishtit dhe pergjerohen per drejtesine e kapur ....ketu ishte Zefi , pse iku ?? Plot kundershtare dolen kundra Saliut po pastaj ??? Zgjou ILIR , nuk ishte i kulluar Zefi ..dhe kete mbaje mend dhe mos e haro , jo per gje por po e bejne hero kombetar Zefin ...jo ore jo , nuk eshte ashtu si e thua ...nejse ...
Sarandioti, respekte. Faleminderit per komentin. Zefin e kam njohur, por kete fakt nuk e dija. Komente te tilla kane vlera. Sepse ne pergjithesi shohim ose rrumpallistë te Saliut, ose patronazhistë fanatikë te Ramës. Por ka edhe njerez si ty qe nuk janë fanatikë, dhe japin vetëm fakte. Respekte.
Do i kete nderhy Azemi se zari i atij ishte!
Kujtoni ketu te ndjeret Tan Hoxhen qe per here te pare nje Ferrari ndahet ne dysh dhe te ndjerin Sokol Olldashi,kujtoni se si iku nga kjo bote Gramoz Pashko,si u nda nga kjo jete prokurori Xhevat Hana nga po e njejta dore nga kryekrimi shqipetar Sali Berisha. Perse Departamenti i SHBA hesht per kete monser qe e montoi vete dhe e ka te veshtire ta çmontoje deri sa te ndahet nga kjo jete ne menyre natyrale e duke sakrifikuar nje vend dhe shtet te tere.Sali Berisha ka qene Monument Agjenturash ,me garanci jete.Ndaj edhe ai edhe pse ka vrare djegur,marre peng nje vend dhe popull te tere nuk ndeshkohet . Amerika ia ka faturuar te gjitha fshatarit te Skraparit Ilir Metes duke mbajtur premtimin ndaj poliagjentit Berisha,nderkohe qe minimalisht emri i ketij perbideshi duhet te ishte harruar e jo me te ishte akoma teme e dites ,duke e perdorur si opium per popullit shqipetar qe ndodhet benda kufinjeve te saj pasi te zgjuarit iken jashte shtetit,trimat i vrau rregjimi Salian ndersa budallenjte vazhdon e i drejton ende Saliu dhe Ramiu.
Sakte dhe shkurt i ke permbeldhur... secili ka mendin e tije....por komenti juaj mese i drejte dhe ne prova ! te sakta per sa i ke prekur...mos te harojme dhe shume te tjere nga jashte mezi priten dhe ju versulen ato pasuri qe pati shqiperia... mbushen shtetet e tyre me ato pake kapital, por dhe nga pake xhepat e tyre..... dhe tani nuk dine as vete si ti japin zgjidhje !
Sakte dhe shkurt i ke permbeldhur... secili ka mendin e tije....por komenti juaj mese i drejte dhe ne prova ! te sakta per sa i ke prekur...mos te harojme dhe shume te tjere nga jashte mezi priten dhe ju versulen ato pasuri qe pati shqiperia... mbushen shtetet e tyre me ato pake kapital, por dhe nga pake xhepat e tyre..... dhe tani nuk dine as vete si ti japin zgjidhje !
Jo po dhe Remzi Hoxhën, mos ja fut kot. I Paska vra Berisha të gjithë.
Sa filma me spiunazh paske pa o Nani!
Keto histori kapitalizmi i ka krijuar vete para se te ndodhin se nuk do egzistonte as ai dhe as Hollivudidi apo Netflix sot. Per çfare shkruhet eshte e vertete, Zefi shpetoi se ishte personalitet, por Remzi Hoxha, qytetari, pasi ja bene kockat plehe nga idhetaret e Saliut, i zhduken kockat dhe Amerika , besoj, nuk e di as sot. E, pra, keta luftojne per mireqenien e popullit ! Popullin po e vdes virusi dhe liria e tepruar; Keshtu qe dhithe kjo qe behet e thuhet eshte demagogji kapitaliste se i vodhi socializmit disa avantazhe se perkrahja sociale etj dhe e genjeu njerezimin duke e futur ne vrasje me njeri tjetrin. Doktori, doktor saliu po e po, gezon qe semuren sa me shume njerez, avokati qe ka sa me shume procese ndaj njerzeve, prokurori po ashtu, ndersa gjykatesi, ehe, majmet se jep drejtesine demokratike kapitaliste!! Punonjesi varresave gezon te vdesin sa me shume njerez, ndersa kryebashkiaku te permbytet qyteti e ti dale flaka qe te investoje (!) sa me shume. Ku eshte humanizmi qe pretendohet ! Populli nuk egziston me, njerez ka plot por pa mend ne koke, e kane eleminuar me keto forma dhe tani boten njerezore do ta drejtoje Elon Musk me format e tij moderne. Kjo eshte demokracia dhe njerezit te kene kujdes ne nevojtore se mos i fusin brenda me gjithe fekalet !
Tani Zef Brozi doli burre i mire qe nuk ka lene prone pa vjedh. Me ne fund opozitë ne Shqiperi se Lulin nuk e donte Mero, tani po i lutet kthehu se ngelem pa padron.
Ata qe liroi Zeg Brozi u kapen me armet e vrasjes nga greket.Ky eshte fakti.Pra Zef Brozi ka bere nje akt antikombetar I ndikuar mga lobi grek ne USa.Te tjerat pastaj mund te jene te verteta,Berisha ka deshmuar se jep urdher te te vrasin po je Kundra...Kosta Trebicla,Sokol Holldashi e te tjere jane deshmia qe Zefi do kish te njejtin fat.Por kjo nuk e shfajeson per lirimin e krimineleve
E po ne duam fakte. Sala nuk ka nevoje per hetim ,ta futim ne spac ose ne qaf bari dhe t'ja numerojme te gjitha bemat qe nga internimi i doktorave e deri te protrsta e djeshme ,neni aq e kaq 101 vite burg dhe nje here ne dite nje sup me makarona me krimba
tema ....... jo deri ketu . nese nuk keni se cfare te boton shkruani dicka per lajm shkencore, shembull ne shkolla , mesimdhenje, ndonje novacion etj etj. Brozi ( qe e njoh nga afer ) po pregadit kthimin ne shqiperi. po perpara sete vije ketu ti laje borxhin $ familjes se B.D.....
Gjithe rrembythjet e amerikes nxjerr Mero.