Kamëz, qëlloi në ajër teksa lëvizte me motor, policia në ndjekje të autorit

6 Nëntor 2022, 22:34Kronika TEMA

Kamëz, qëlloi në ajër teksa lëvizte me motor, policia

Një person ka qëlluar me armë këtë mbrëmje teksa lëvizte me motor në rrugën “Donald Trump” në Kamëz. Si pasojë e përdorimit të armës nuk ka të plagosur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Personi i cili ka kryer këtë veprim është ende i paidentifikuar nga uniformat blu.

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Lini një Përgjigje