Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Skrapar, ku mjeti me tre të rinj ka dalë nga rruga duke rrezikuar të përfundonte në lumë.
Ngjarja do të kishte marrë përmasa tragjike, nëse në vendngjarje nuk do të ndodhej rastësisht një kamionist. Jetnor Merko, nga Korça, i cili po udhëtonte në të njëjtin aks në momentin e aksidentit, ka reaguar menjëherë duke ndërhyrë për të shpëtuar të rinjtë.
Ai ka lidhur një litar të fortë në kamionin e tij dhe ka mbajtur automjetin e aksidentuar, duke e penguar të rrëshqiste më tej, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Falë këtij reagimi të menjëhershëm të kamionistit, tre të rinjtë u nxorën të sigurt nga mjeti.
Zoti ja kthefte me te mira ne familjen e tij.
Bravo...te ishte deputeti Nallbani dhe te vellane do ta kishin rrahur si shperblim
@ lali bej nje korrigjim deshe te cilsoje vellezerit NALLBANI
Do ishte mire qe raste te tilla te pasqyrohen me gjeresisht e hollesisht ne media. Se na helmuan me lloj lloj monstrash, e duket sikur ky vend nuk ka edhe shembullin e njerezve normale. Por ja qe ka shqiptare te mire, mes atyre qe punojne. Eshte ne nderin e shoqerise ta respektojne djalin, e jo ti rezervojne titujt e dekoratat e shperblimet vetem per bythelepiresit.
Ja pra, shqiptari, i zgjuar dhe trim????????????
Bravo, ta shperblefte Zoti me te mira ty dhe familjes tende
bravo te madhe. ju shpetoi jeten. tja dine per falenderim. keti shoferit i urojm shum shendet
Zoti ta shpreblefte ty, familjes tende dhe gjithe te dashurve te tu!
Zoti ta befte te mira dhe mesim per ata te rinjte te ecin me mend ne koke.
Shyqyr zotit paskan shpëtuar. Ja shpërblefte zoti kaminionistit. Nuk po kuptoj nga fotua, ka dalë mjeti nga rruga apo ka qënë rruga e prishur dhe nuk ka patur shenja parajmeruese?
Nori super djalë, bravo!
hallall ja befte perendija....
bravo I qoftë që ka ndihmuar jo si shumë të tjerë që thonë e bëjnë ç'më duhet mua, ky zotëri meriton medalje nderi i kombit ose hero i gjallë,se ka shpëtuar 3 jetë të rinjsh.
Bravo i qoft kamoionistit. Respekt.
Bravo! Ne shoqerine e sotme jane rralle njerez qe bejne heroizma te tilla. Presidenti duhet ta dekoroje ate per veprimin heroik qe beri ndersa ndonje shoqate bamirese edhe ta shperbleje
Ja çfarë duhet të buçasin në media, akte të shqipëtarëve humanist. TË lumtë o Njeri i Mirë, paç mbarësi në gjithë jetën tënde!
Ma kap një çik atë me xhup të kuq (vishnje). Shiko ku rri . Do edhe ai një litar me duket.
Ai pra eshte. Pret shperblimin
Shembull i madh, megjithese i rralle nder ne! Ky njeri shperblimin e marrte nga Zoti, por edhe institucionet shteterore duhet te vleresojne kete rast. Nese jane diku.
Ai eshte komshia ime , ne kemi jetuar deri ne 90 ne skrapar, na bene krenar, te lumte o miku im ..!!
Respekt per ate kamionistin human e hero! Por ajo rruge buze lumit pse eshte ne ate gjendje aq te mjere?!
Ku mdodhet ajo rruge.
Bravo Jetnor ! Zoti do tju shperblej . Mos e mbaj mendjen tek shperblimi , ai mund te vij mbas 1 muaji , 1 viti , 11 vjetësh ose më shumë . Ju vazhdoni punën .
Bravo Jetnor ! Zoti do tju shperblej . Mos e mbaj mendjen tek shperblimi , ai mund te vij mbas 1 muaji , 1 viti , 11 vjetësh ose më shumë . Ju vazhdoni punën .