Pavarësisht tensioneve politike të shkaktuara nga çështje korrupsioni të profilit të larte, Klodian Braho thotë për BIRN se prioriteti i tij kryesor do të jetë të garantojë shqiptarët se “askush nuk është mbi ligjin”.
Nga Fjori Sinoruka
Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik.
Prokuroria e Posaçme, e njohur për shqiptarët si SPAK, u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në kuadër të një procesi madhor të reformës në drejtësi. I mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, SPAK-u ka fituar një reputacion të madh për hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, si dhe mbështetje të gjerë publike në Shqipëri.
I pyetur nga BIRN se cilat do të jenë prioritetet e tij kryesore gjatë mandatit si kreu i SPAK-ut, 43-vjeçari Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.
“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.
Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.
“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.
SPAK-u rrallëherë mungon nga titujt e lajmeve këto ditë në Shqipëri. Aktualisht, prokurorët e tij po hetojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila akuzohet për ndërhyrje në prokurime publike në çështje të ndërtimit të rrugëve.
Balluku mohon çdo shkelje, duke i quajtur akuzat “insinuata”, “gjysmë të vërteta” dhe “gënjeshtra”.
SPAK-u i ka kërkuar parlamentit t’i heqë asaj imunitetin që të mund ta arrestojë; pritet që një vendim të merret në janar. Megjithatë, legjislativi dominohet nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e cila ka 83 nga 140 mandatet.
Rama ka shprehur mbështetjen e tij për Ballukun; opozita ka denoncuar situatën dhe mbajti një protestë të hënën para zyrës së tij, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Tubimi u organizua nga Partia Demokratike rivale – lideri i së cilës, Sali Berisha, është marrë gjithashtu i pandehur nga SPAK-u për korrupsion të dyshuar, akuza që ai i mohon. Protestues të zemëruar më pas hodhën kokteje Molotov dhe u zotuan për protesta të mëtejshme.
Balluku është zyrtarja publike me nivelin më të lartë që aktualisht po hetohet nga SPAK-u. Një tjetër hetim në vazhdim që ka tërhequr vëmendjen e publikut është rasti i një grupi kriminal të dyshuar me bazë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), i akuzuar për drejtimin e një skeme për manipulimin e tenderëve.
AKSHI është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ai menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes portalit e-Albania, duke vepruar njëkohësisht si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme për lëshimin e dokumenteve online.
Kritikët thonë se çështja është veçanërisht shqetësuese sepse nxjerr në pah lidhje të dyshuara mes krimit dhe institucioneve shtetërore.
Vetëm vitin e kaluar, SPAK-u thotë se ka vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë publikë, 19 prej të cilëve janë dërguar për gjykim.
Mes tyre përfshihen disa figura të rëndësishme politike: Berisha, një figurë qendrore e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, është aktualisht në gjyq për korrupsion. Një tjetër ish-president, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi, po ashtu po gjykohen për akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një aleat politik i Ramës, ndodhet në paraburgim për akuza të ngjashme, ndërsa ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është në arrati nga një hetim për korrupsion dhe pastrim parash.
Besimi i publikut, hetime cilësore
Braho u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri në vitin 2008. Ai ka punuar në prokuroritë e qyteteve të Beratit dhe Vlorës, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Që nga viti 2019, kur u krijua, ai është prokuror në SPAK; si prokuror karriere, ka përvojë të gjerë në hetimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit.
Pritet që ai të jetë në qendër të vëmendjes publike, pasi do të pasojë Altin Dumanin, i cili perceptohet gjerësisht si prokurori që theu kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, në krye të SPAK-ut. Dumani tha se dëshironte t’i uronte Brahos suksese në atë që e përshkroi si një “detyrë shumë të rëndësishme dhe sfiduese”.
“Të jesh kreu i SPAK-ut është një përgjegjësi e madhe, jo vetëm për institucionin, por edhe për besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha Dumani për BIRN.
“Jam i bindur se zoti Braho do ta përmbushë këtë detyrë me profesionalizëm dhe integritet. SPAK-u ka vendosur tashmë standardet e tij dhe jam i bindur se do të vazhdojë të funksionojë duke përmbushur misionin e vet, në shërbim të ligjit dhe qytetarëve”, shtoi ai.
Armand Bajrami, gazetar kronike në Tiranë që ndjek aktivitetin e SPAK-ut, tha për BIRN se ishte optimist për perspektivën e prokurorisë antikorrupsion nën drejtimin e Brahos.
“Klodian Braho e mori detyrën në një institucion që tashmë është konsoliduar dhe gëzon besimin e publikut, por që aktualisht po vihet në pikëpyetje dhe po kritikohet nga aktorët kryesorë të dy forcave politike më të rëndësishme në vend (Rama dhe Berisha)”, tha Bajrami.
“Përvoja e tij e gjatë në detyrë dhe në hetime të ndërlikuara, si dhe njëkohësisht përvoja e ekipit të SPAK-ut, më bën të besoj se Struktura e Posaçme nën drejtimin e tij do të synojë hetime cilësore me rezultate konkrete”, përfundoi ai.
Pallavraaaaaa!! Ne asnje bourdhelo islamikesh ne bote nuk funxionon Dhimokratia dhe gjyqsori..... gezuar ramazonin!
Po mire pse fjala " qasje e ashper " eshte vendosur ne thonjeza , dmth e kishte vene vete Braho apo e vuri Mero !!! Ej mblidheni mendjen , Spak ,Dumani , Braho kane marre mbeshtetje maksimale nga Usa , Be , Uk. Ju gdhiheni e ngryseni duke kenduar te njejten kenge me titull " Saliu kapi Spak".. Ok , atehere kompozoni dhe kengen shoqeruese me titull ende te paplotesuar "Saliu...........Uk , Be , Usa" ju lutem plotesoni titullin dhe na tregoni tekstin. Nese i kemi te dyja kenget atehere tabloja eshte e qarte !!! Dhe pastaj na tregoni edhe programin special AI , ku Saliu fut emrin e Politikanit , fut edhe vepren penale dhe gjenerohen 60.000 faqe prova.....po per dosjen e Aksh ckeni per te thene edhe ate Saliu e gjeneroi ? Po akuza thote 10 milione euro fatura biskota cokollata...por faturat ruhen online ne Tatime , si mund te sajohen ???!!!
Persa koh monstra fallsifikator me licens si eduard kelmendi ndertojn ne mes te tiranes pa leje, shtet nuk ka !
Ky flet fare qarte qe, "Do të përqendrohemi në çështjet aktuale", per krimet e shkuara 21 Janari, rruga e Kombit, Gerdecit e Cez as qe behet fjale, mbasi nuk jane aktuale. E pastaj ky kerkon perkrahjen e popullit! Po, populli do te jape Nic Rokun qe ka 12 vjet qe ia jep Saliut, keshtu mund ta ndajne bashke!
Bravo Braho! Por për të qënë i saktë, duhet të provosh që ke bythë për këtë punë dhe prova është a i jep dum hetimeve të Dumanit dhe përfundon gjyqin për kompleksin Partizani, Gërdecin dhe hetimeve shekullore për 21 Janarin. Nuk ka shumë nevojë për bla bla.
Ne tjeter tallje by*he me shqiptaret. Saliu e Mediu dy kriminele qe cilido shtet do i kishte nen burgim te perjetshem po bejne akoma cfare ju do qejfi me Shqiperine e shqiptaret. I pari i zhytyr ne krim e pasuri vazhdimisht del e leh perdite dhe me thgupren e gjuhes se tij tallet me SPAKun dhe Dumanin aq sa ky i fundit ka filluar te mbaje pampers, ndersa tjetri Medihoxha po leviz parate e korrupsionit nga cantat e saliut ne ato te senatoreve te korruptuar. ja pra cila eshte gjendja ne Shqiperi.
Keshtu tha edhe Llalla edhe Dumani, por dosjeve te kryemafiozit non grata, s'guxuan ti qaseshin. Ja te presim per te pare cdo beje ky..
Nese shqiptaret nuk shohin pas hekurave keto dite Sali Berishen, Fatmir Mediun, Ballukun,Flamur Noken, Arben Ahmetajn, Adriatik Llallen dhe tu riktheje shqiptareve gjithe pasurine qe keta vampire u kane vjedhur, drejtesia jone rreh uje ne havan dhe mbetet drejtesi leshi.... Besimi ne popull ka filluar te bjere rrufeshem...
Askush nuk eshte mbi ligjin perveç Sali Berishes,Shkelzen Berishes,Liri Berishes,Argita Berishes. 21 Janari,Gerdeci,Partizani,1997-ta,grushti i shtetit 1998 etj.
Deri tani edhe SPAK eshte mbi ligjin me kohe te plote
Turp i madh per SKAPIN…..nuk arrestojne ata qe kane bere Krime te renda….e merren me Erion Veline per breket …nuk arrestojne ata qe kane vrare njerez si F.Mediu e Slihonja qe kane vrare njerez e merren me breket ….!!!???
Mos u.mbur mos luvdo topemadhi laleso, ne fund te mandatit do te te shoh
ASNJE shprese drejtesie nuk ka te SPAK. KY ORGAN DUHET TE SPASTROHET TERESISHT. Mbeshtetjen nga Ata qe perflitet eshte per ta vene ne opozita pune, por nga cfare shohim vetem qendrim ligjor nuk ka. MJAFTON TI referohesh atyre fjaleve ne thonjeza.
Ky " E verteta dhemb..." me duket si flete A4 bosh. Budalla doshta mund te shkruhet ne kete leter.
Ish i hajduti e i paafti i certifikuar si gjithë kolegët e tij jasht sistemin bën të drejtin e profesionistin kur ligji organik i Spakut është anti drejtsi e anti demokratik . Asnjë fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut për shkeljen e procedurês penale të faktuara. Ky pranon se është drejtsia kur asnjë ligj s’ja njeh ky është thjesht akuzuesi ktu mbaron roli i tij… Sa kohë krimet kundër jetës nuk janë dënuar spak nuk vlen për asgjë korrupsioni vazhdon vazhdimin me nivele të reja shifrash bankare …
Ky thote qe asnje seshte mbi ligjin por vete i ka hypur ligjit ne kurriz
Urojm qe te veproje ligji i Spakut per çeshtje qe Dumani i hapu vetem nje here dhe nuk i vazhdoi si dosja e Klubit Partzanit dosja e 21 janarit dhe gerdecin qe jane vrare 16 njerez ne gerdec dhe 4 njerez ne bulevard me duar ne xhepa dhe kryekrimineli fantazem salshpelkari ofendonte Spakun brenda ne zyre te Dumanit, shpresoj se me kryeprokurorin e ri ketij sali kriminelit ti mbyllet goja dhe te dergohet pas hekurave
O Prokuror, a thua ligji je ti, apo je maliqi?!!!
Te shohim nese do te mbash fjalen “ askush mbi ligjin” dhe jo si paraardhesi jot frikacak qe eci me parimin “ askush mbi ligjin me prejashtim te atyre qe me kercenojne “ si Berisha.
Nje verr ne uje do bej edhe ky. E megjithate te presim mbase ky e ndryshon,por se besoj. Te njejten shkoll kan bere, plepist i sales edhe ky. Po do te bente ky ,sikur pa mbushur 24 ore te arrestonte sali qenin bashk me zagret ateher do e fillonte mbare ,por me sa duken bathet edhe ky si te tjeret. Te mar ate rroge te majme per te tjerat vari lesht.
Imagjinoni nje trup te nje njeriu i mbuluar nga koka deri tek kembet me Metastaza dhe vjen nje grup me doktore gjoja per ta sheruar!A sherohet shqiperia?Me keto permasa KURRE!