
Avokati i njohur Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Avokatit të Popullit. Në në lidhje direkte për ‘Studio Live’ me Ermal Qorin, Vishaj tregon se momentalisht po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ta dorëzojë brenda afatit.
Ndër të tjera, Vishaj sqaron se ai është një kandidat serioz dhe mbi të gjitha nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Duke komentuar kandidaturat e tjera, avokati thotë se ata janë djegur në këtë pikë pasi vijnë nga lidhje me Partinë Demokratike apo me atë Socialiste. Saimir Vishaj tregon se motoja e tij është ‘Akush mbi ligjin’.
“Duke parë shpalljen e vakancës, kam vendosur të paraqes kandidaturën time. Më mjafton 35 vite në sistemin e drejtësisë, më ka bërë të njoh shumë miq nga të gjitha sferat sepse kam qenë nga ata që kam respektuar të drejtat dhe liritë dhe nuk kam parë asnjëherë kahun politik nga vijnë personat që kam mbrojtur. Nisur dhe nga gjendja ime shëndetësore, që aktualisht jam shumë mirë, ka pasur një reagim pozitiv që më ka bërë tepër entuziast, të shohim deri në fund. Ngelem gjithmonë një kandidat serioz për të përfaqësuar denjësisht Avokatin e Popullit.
Jo nuk kam komunikuar. Jem në një moment që paraqiten dokumentacionet pranë Komisionit të Ligjeve më pas do të vijë dhe marrja e 28 firmave të deputetëve sepse kalojmë në fazën e parë. Shihet nëse dokumentacionet plotësojnë kriteret në bazë të ligjit për institucionin e Avokatin e Popullit. Pastaj është një fazë më e dytë që krahët politikë do të japin dakortësinë e tyre. Unë nuk e kam problem sepse nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie, as nuk kam marrë pjesë në fushatë. Besoj që edhe këtë kriter duhet ta plotësoj.
Mendoj që edhe kandidaturat që janë dhënë kanë atë CV-në e tyre, por kur vijnë nga fushat politike, Avokati i Popullit nuk është institucion politik. Në këtë pikë mendoj se kandidatët e tjerë janë djegur kandidatët për Avokat Populli sepse kanë pasur lidhje politike me subjektet majtas dhe djathtas. Tek unë gjithmonë në prononcimet e mija kam pasur vetëm ligjin. Kjo është arma ime më e fortë për të shkruar në institucioni e Avokatit të Popullit, zbatimi i ligjit dhe me moton askush nuk është mbi ligjin, kjo është parimi i platformës time që do të shpalos në parlament.
Unë sa përfundova të gjitha analizat në SHBA, më kanë dalë shumë mirë. Fitova betejën me kancerin dhe nuk kam arritur të kontaktoj asnjë person. Jam njoftuar vetëm për dorëzimin brenda afatit të dokumentacionit”, tha Vishaj.
Aktualisht posti i Avokatit të Popullit mbahet nga Erinda Balanca, mandati i të cilës ka mbaruar që në maj të vitit 2022, por ajo vazhdon dhe qëndron në punë për të pritur pasardhësin e saj. Vakanca për Avokatin e Popullit është shpallur që në legjislaturën e kaluar, ndërsa dhe njëherë në Komisionin e Ligjeve u votua për të njëjtën procedurë.
Disa tentativa të parlamentit të shkuar për të gjetur një emër konsensual mes PS-së dhe PD-së dështuan, teksa kombinohej nevoja për 84 vota, si dhe një praktikë e mirë që ky post t’i besohej një emri të propozuar nga opozita. PS ka tashmë 83 vota, dhe me 3 mandatet e PSD-së lehtësisht mund të zgjedhë një Avokat Populli pa përfshirjen e Partisë Demokratike.
Megjithëkëtë, PS ende nuk është shprehur nëse do të tentojë sërish konsensusin me demokratët. Në Kuvend janë propozuar figura të spikatura për këtë post ( Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga), por asnjëherë ata nuk u hodhën në votim, sepse ende nuk është arritur një marrëveshje PS-PD.
Ti nuk ke lidhje me partit, po hunden e mbane tek bytha e Sali Berishes
Ky sikur ju ka shpetuar vorraxhinjve nga duart
Hahaha me lot ma more nga goja , avokat qe duket si hajdut xhepash.Me kete fytyre ky as roje tek universiteti nuk ben
Shko more morraman , na dashke akoma post , kaq shpejt e harrove qe e ke futur nje kembe andej nga shkon e nuk kethehesh . Akoma kerkon ti sherbesh mortjes Sali kriminelit dhe me thua qe nuk kam lidhje me partite . Po te vjen keq per ate te pergerin Sali dil me Gjokmutin e mbrjeni per te gjitha vjedhjet e vrasjet qe ka bere krimineli .
Jam plotesisht dakort me Saimir Vishen veçse nje pyetje do ti shtroja:Nuk na thua,çfare ka ne dore avokati i popullit ne Shqiperi??????????
Do te çojme me barrelle ne zyre e takime si Mubaraku Egjyptit.Shko mor i vdekur i pa kallur.
Mire e ke ti . S`ka c`te duhen lidhjet me partite , kur ke lidhjet me UDB - ne apo Asfaline , si puna e Gazidedes me VIsho Ajazin e nje kope e tere me derra , me ne krye Sali Vuk Berishen !