Po transportonin 19 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë! Dyshime për ‘shtëpi bari’ në jug

6 Qershor 2024, 09:39Kronika TEMA
Po transportonin 19 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë!

Policia e Tiranës ka sekuestruar 19 kilogramë lëndë narkotike brenda një automjeti në Tiranë dhe ka arrestuar 4 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green” u vunë në pranga shtetasit Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo, të gjithë banues në Tiranë.

Grupi kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Tiranë. Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llambave në shtëpi bari. Kilogrami i tij shitej në treg më shumë se 2000 euro.

Dyshohet se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit, ku Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës. Grupi kriminal, në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kasem Shima", një automjet tip "Benz", dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje