Katër të rinj rreth moshës 20 -deri 25 vjeç humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa të rinjtë u dogjën brenda mjetit. Aksidenti tragjik ndodhi në Fushë-Prezë.
Në një lidhje telefonike me emisionin "Me zemër të hapur", ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi.
Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.
Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë.
Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.
“Ditën e aksidentit dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili do të kthehej nga Gjermania. Në momentin kur janë kthyer, makina e tyre është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Kur janë përplasur djemtë kanë bërtitur për ndihmë, por shoferi nuk i ka ndihmuar duke mos i hapur derën dhe është larguar”, tha ajo.
Genjen keq me.vjen se djem te rinj por ku shkon ti mor me 200 km ne ore.
Ato u bënë shkrumb e hi. Ku e mësove ti ,se ata kërkuan ndihmë !!!!! Mos u mundoni yë akuzoni KOT të tjerët. Fajin e kanë fëmijët e juaj që HECIN ME MAKINË SI TË CMENDUR. Shyqyr nuk vranë ndonjë të pafajshëm rrugës.
MË VKEN SHUMË KEQ PËR FATKEQËSINË QË KA KAPLLUAR ATO FAMILJE. U PREFSHIN NË PAQE E MOS PAFSHIN MË TË KËQIA NË FAMILJET E TYRE. MOS I FRYNI ZJARIT SE BOLLË KA, E THEMË KËTË PËR NJË TË ASHTUQUAJTUR FAKTË QË MIRË SHOFERI NUK I NDIHMOJ PO AI QË DËGJOJ SHOFERIN ÇFARË KA BËRË????JINI MËTË KUJDESSHËM NË ÇFARË SHKRUANI !
Sa vjet shkolle ke bere nga fillorja!? Besoj se 5 apo 6 mjaftuan...... gezuar ramazonin!!
Nga e moret vesh se kerkuan ndihme!? Zjarrfikset perdoren fresibel me hap deren, ju thoni nuk u hapi deren!
Si do e hapte derën e një makine që po digjej? Me duar çeliku? Pastaj, si kërkoka ndihmë dikush që përplaset me 170 km/orë? Dhe kush i paska dëgjuar këta duke klrkuar ndihmë?