Kërkuan heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin

16 Korrik 2024, 14:55Kronika TEMA
Kërkuan heqjen e masës “arrest në shtëpi”,

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë. 

Kërkesa e tyre u hodh poshtë nga trupa e gjykimit e përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. 

Më herët, Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar gjithashtu përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, kërkesë e cila u rrëzua më datë 10 të këtij muaji.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

2 Komente

  1. V
    Vala

    Derisa u lane te lire brecanet dhe gjithe qelbesirat e krimit berishist, duket qarte se kycet e qelise do I sjell e me vete ambasadori amerikan

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nok muli

      Te ju qiq grat dhe motrat

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje