Kreshnik Spahiu: Padrejtësi e madhe! Arrestuan një zyrtare për një arkë peshk, por 4 peshkaqenët notojnë të lirë

16 Korrik 2024, 14:30Kronika TEMA
Kreshnik Spahiu: Padrejtësi e madhe! Arrestuan një zyrtare për

Juristi Kreshnik Spahiu thekson në 'Sot Live në Shqipëri' se këto 3 vite drejtësia shqiptare është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me peshkaqenët.

Sipas tij po veprohet me dy standarde nga ana e SPAK. Për zyrtarë të vegjël aplikohet arresti në burg, ndërsa për ata që akuzohen për para të pista apo kulla nuk aplikohet kjo masë arresti.

''Drejtësia është një peshore. Sot drejtësia shqiptare dhe SPAK kanë përgjegjësi dhe pabarazinë para ligjit.

Këto 3 vite është arrestuar një zyrtare për një arkë peshk dhe 4 peshkaqenët janë të lirë. Të cilët akuzohen për kulla, para të pista për përfshirje në grupe kriminale, i lë në arrest shtëpie ose hetim të lirë.

Pse prokuroria speciale hezitojnë të marrin masa sigurie të arrestit në burg. Është çështje që vendos në pozita të vështira, pse Prokuroria mban dy standarde në masat e arrestimi.

Ose është e ashpër me sardelet, ose tolerante me peshkaqenët. Diskutime parimore që mundet të sqarojnë qytetarët e thjeshtë për problematikën'', tha Spahiu. 

8 Komente

  1. M
    Maro

    O Nik drejtesia qe le ti fut uje....e na ben trimin nga Gjermania ku ke blere nje leje pune...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Domethene… te befsha mutin mu ne drejtesi!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Canua I Cankes

        Po ti ne kohen tende , bashke me Stavri Bobon dhe Mimin e Gorices , cfare bere ?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqepari

          Me cfare jeton ne Gjermani, qe ke prapanica e kohe te merresh me drejtesine shqiptare e situaten politike dhe ekonomike?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Franci

            Sepse Spak nuk zbaton parimin “ drejtesi e barabarte per te gjithe. Spak e vertete qe arreston njerez te pambrojtur si zv.ministren e brendshme per nje arke peshk dhe nuk ja mban per hajdute e vrases si Berisha e Meta. Kete e pame dje ne parlament kur deputete halabake te foltores sulmonin e kercenonin Dumanin i cili per hir te vertetes u tremb dhe i iku zeri. Qe me Spakun e Dumanin funksionon kercenimi , kete e kane kuptuar dhe Berisha e Meta te cilet po e diskretitojne publikisht duke i etiketuar si “organizate kriminale”,”Spaku tarallaku” apo “ dumdumani”.Dhe Spaku nuk i therret per ti kerkuar prova per etiketimet qe i bejne cdo dite ne publik.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E vuajtura

              Mos u shqeteso shume per te, Zoti Kreshnik! I nxorren vetem arkat me peshk se tralerat me mermer, parat qe merrte prej vitesh. ja fshehen qe mos e denonin shume, prandaj Mos u shqeteso se te gjitha i dine dhe kane prova por kane qellim qe te korruptuareve tju nxjerrin kortupdionin mebte vogel.Strategji , marreveshjemidis tyre.Vetem shperdorim detyre.

              Përgjigjjuni
              1. d
                duri meri

                Tamam e saktë.Kur ishte drejtore hipotekës në DR mbushi thasët me lekë.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dani USA

                Ja pergjigjia Niko Peshkaqenet lene pjese se kane shume kurse cironkave nu ju del per vete dhe keshtu vene ne shtepine pa qera qe te jetoin te sigurt.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje