Konfiskohen pasuritë e deputetit Kasem Mahmutaj

3 Maj 2022, 16:02Kronika TEMA

Konfiskohen pasuritë e deputetit Kasem Mahmutaj

2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit të Partisë Demokratike në Berat, Kasem Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e tij Gazmend Mahmutaj.


Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë dhe i dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të  konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.

3 Komente

  1. A
    Ani

    Shikoni pasurite e zyrtareve...nuk justifikojne asgje....drejtore, mikistra ne apartamente e vila pa fund

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drogaxhiu

      Sa qeka merzitur Fatmir Mediu!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Hi,hi,hi.Po pse mo,dhe keto te PD qenkan marre me Droge dhe Prostitucion.Une kujtoja vetem PS,por edhe kelyshet e Sales qenkan marre.????Po Mediun pse nuk ja keni sekuestruar pasurite,te gjithe ne Berat dhe Fier,e dine qe Mediu me Mahmutajt,jane Byth dhe Breke,Bashke.Pune Camesh,germo SPAK se ske bere asnje gje deri tani.Po me Lulin e Ruseve,cfare do behet,po me Luciano Bocin qe per nje provim donte 500 euro,para provimit ne dore.Po me Sal Mutin per vrasje,a do e therrisni ndonje here,Po Mziun qe Sekretarja e denoncoi per Dhunim Sexual,po Cim Peka qe ka filluar ne PD,a do pyetet ndonjehere per Vajzen e Vdekur ne Makinen e tij,pas aksidentit qe boni,apo ja kishin futur me zor ne makine.Hajde Shqipni,Hajde,kudo qe te germosh vetem M. t del.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje