Një 31 vjeçar është arrestuar si autor i disa vjedhjeve gjatë muajit Shkurt në Durrës.
Në pranga ka rënë Francesko Selishta pasi dyshohet se më datë 2 Shkurt ka vjedhur një shumë parash në kasën e një marketi në lagjen nr.15.
Më datë 7 ka vjedhur gjithashtu bateri automjetesh, vegla pune dhe biçikletë në pronësi të tre shtetasve.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i 4 vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt.
Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.
Menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtyre rasteve.
Për to u vu në pranga shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se më datë 2 shkurt, ka vjedhur para në kasën e një marketi në lagjen nr. 15, ndërsa më datë 7 shkurt, ka vjedhur bateri automjetesh, vegla pune dhe biçikletë, në pronësi të 3 shtetasve.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje