Kultivuan 137 bimë narkotike në fshatin Luftinjë, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

16 Korrik 2025, 15:29Kronika TEMA
Kultivuan 137 bimë narkotike në fshatin Luftinjë, arrestohen 2

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Luftinjë 1.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshtin Luftinjë 1, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen “Likaj”.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje