Kunata e 26-vjeçarit që abuzonte me 16-vjeçaren: Vajza i dërgonte foto dhe burrit tim

24 Korrik 2024, 18:02Kronika TEMA
Kunata e 26-vjeçarit që abuzonte me 16-vjeçaren: Vajza i

Asja Lozhani, kunata e 26-vjeçarit Marsel Baçi, i cili u arrestua nën dyshimet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 16-vjeçare në fshatin Leminot, ka dhënë një deklaratë për media.

Lozhani shprehet se nuk është e vërtetë që kunati i saj ka shfrytëzuar seksualisht të miturën.

Ajo shton se ishte vajza që i shkruante 26-vjeçarit.

Madje Lozhani shton se 16-vjeçarja i shkruante dhe i dërgonte foto dhe bashkëshortit të saj.

“Marseli e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje.

Nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook.

Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante.

Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo.

Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke punë me mua.

Fliste me të dy vëllezërit”, tha kunata.

Në lidhje me rastin u ndalua dhe shtetasi 41-vjeçar, Selam Hyka, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren.

Sakaq vijon hetimi për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Lini një Përgjigje