Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil

30 Prill 2026, 11:40Kronika TEMA
Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’

Ervin Mata, një biznesmen kontravers ndërtimi i akuzuar nga SPAK për përfshirje në disa episode trafikimi droge nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri, u arrestua katër ditë më parë në ishullin Ilhabela në Brazil.

Ai kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit, pasi jetoi mes Amerikës Latine, Spanjës dhe Brazilit, ndërkohë që në Tiranë, SPAK po zbardhte episodet kriminale ku ai ishte përfshirë, nga trafikimi i drogës, te krijimi i organizatës kriminale.

“Manjati shqiptar Ervin Mata u arrestua në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo, natën e së shtunës së kaluar (25), nga Policia Federale dhe Policia Ushtarake lokale”, raportoi CNN Brazil, derisa lajmi mbërriti dhe në Shqipëri.

Biznesmeni i njohur në Tiranë deri pak vite më parë vetëm për përfshirjen në ndërtimin e kullave të banimit dhe biznesit në kryeqytet, derisa u përplas me Ervis Martinaj në atë që mori emrin “masakra e Bllokut”, kishte zgjedhur të jetonte në Ilhabela.

Ishulli në brigjet e Brazilit njihet si vendi ku ka lindur mafia vendase dhe ku në vitet 1970 shkoi të jetonte edhe Tommaso Buscheta, një nga udhëheqësit më të mëdhenj të mafies siciliane.

Në atë kohë, ishulli ishte një vend turistik paqësor dhe i qetë dhe Buscheta krijoi “linjën Ilha Bela”.

Ai sillte drogë (kokainë dhe heroinë) me shumicë nga porti i Marsejës, Francë, për t’i çuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Tommaso Buscheta jetoi pa u vënë re në ishull. Shumica e njerëzve që e njihnin nuk ishin në dijeni të së kaluarës së tij dhe rolit të tij në mafia.

Tommaso, i cili përdorte emrin Tomas Roberto Felice, njihej si “Toninho” ose “Toni”, një italian që udhëtonte nëpër ishull me motoçikletë dhe përdorte një bar dhe restorant pranë detit si zyrën e tij të biznesit.

Ai drejtonte operacionet e kontrabandës së kokainës dhe heroinës drejt Shteteve të Bashkuara, duke përdorur anije që ankoroheshin në portin e São Sebastião dhe gjithashtu avionë që uleshin natën në aeroportin e vogël me pistë dheu që ekzistonte në ishull.

Atje, katër ditë më parë, u arrestua edhe biznesmeni kontravers shqiptar Ervin Mata.

Nuk dihet nëse ai kishte shkuar atje për të ecur në gjurmët e mafiozit italian që u bë i penduari i parë i mafias, apo e kishte zgjedhur ishullin turistik për jetën e qetë dhe luksoze.

18 Komente

  1. R
    Realisti

    Dhe ne fund kush e spiunoi?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbereshi

      “Manjati shqiptar Ervin Mata u arrestua në Ilhabela", shkruan gazeta, po le te shohim kuptimin e perkufizimit te perdorur ne kete rast, "Manjat". Manjat është një person jashtëzakonisht i fuqishëm, me ndikim dhe i pasur, veçanërisht në sektorët industrialë ose financiarë (p.sh., "manjat nafte", "manjat mediatik"). Termi i referohet një "njeriu të madh" ose manjati, që shpesh shoqërohet me pasuri dhe autoritet të jashtëzakonshëm. Po a i ka ky tipi te gjitha keto karakteristika per ta perkufizuar si Manjat? Natyrisht qe jo!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali serbovici

        Cuni Erzenit!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qielli e Spiunoi. .

          Dielli e Spiunoi askush tjeter ... Njerezit harojne qe Qielli Spiun on secilin kure gabon. ... Hand dhebusgja mendjen atyre qe duhan te garojne me Qiellin...

          Përgjigjjuni
          1. C
            Carlo Bollino

            Kush e spiunoi Ervin Matën? Taulant Balla.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Spiuni

              Përgjigjjuni
            2. M
              M.N.H

              Uaaau qenka arrestuar Vini, nipi i Aderjana Berberit( ish zv/ ministres se PS me shume prona) dhe kusheriri i deputetkes se PS, Bora Muzhaqi... Na vjen.keq shume sidomos per keto vjerre e nuse ..

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prena

                Ti mos je Markelian Hoti, i është arrestuar në Romë për trafik ndërkombëtar droge, vëllai i Elda Hotit?

                Përgjigjjuni
              2. R
                Rodhja

                Nuk e morëm veshë Po na pyetë neve apo na tregonë kush lshtë spioni Apo vë titullin që të lexohet shkrimi Lajme bombastike Të lumtë Mero

                Përgjigjjuni
                1. G
                  G

                  Ky është biznesmen kontravers ndertimi? Dhe ata të tjerët që punonin me të janë trafikantë droge! Çudira shqiptare

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sanco

                    Ervin Mata biznesmen ndertimi??? Ku i merr informacionet mor debil ? I jati ka ndertuar gjithe jeten, Ervini ka ngrene pace e ka trashur koken me parate e te jatit . pastaj i mori koka ere dhe ju duk vetja boss. Ervini qe eshte kokrra e budallait tipik qe ben si boss me paret e babit nuk ka ndertuar asgje ne jeten e tij, nuk ka qene asnjehere as manjat e as bisnesmen. Informohu.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Ppp

                      Shkrim vk…, i ngrifni kot keto palaco…,

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kris

                        Tani lajmin e dha Merua.Keni te drejte te thoni cfare te doni duke filluar nga stergjyshi qe ka qene ne oborin e Sulltanit,gjyshja ne harem etj

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari

                          Si tha Meroja? Ndertimet ne Shqiperi jane me para te pastra? Sa per keto hisotrite ketu, ne fshataret te gjitha keto i dime pa i nxjer ne gazete. Cdo nate tek klubi i katundit tone ne keto llafosim dhe mesojme.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            M16.

                            E ka tradhtuar erzen breqani qe doli nga burgu

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tmerr

                              Tommaso Buscetta njihet si emer madje perdoret ne Sicili dhe si epitet per spiunet. Kete 'Buscheta' e ka shpikur injoranca e artikullshkruesit.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Po ai kunder spiuneve

                                Lexo ktu e shif sa spiun ka ????

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trapajani

                                  Ky është një cop kakardhie e vogel perball buscettes,,,kta jan ca kone qe i mer koka ere,,Jan si qente e bashkise qe nuk din nga ikin e nuk din nga shikojne,,prandaj edhe shkojnë per lesh shum shpejt,,o ne burg per jeten o posht dheut

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje