Zëvendës drejtori i krimeve në Tiranë, Erion Ismaili ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku ka folur edhe për ngjarjen që tronditi pak ditë më parë (13.11.2024) Tiranën, ku mbeti i vrarë biznesmeni Eduart Reçi.
Ai u ekzekutua për motive pronësie nga dy vëllezërit Florjan Duka dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit i cili është edhe qitësi, është një oficer i policisë gjyqësore pranë komisariatit numër 2.
“Është marrë njoftimi në drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës për rastin, është ngritur grupi hetimor, janë administruar provat materiale të gjetura në vendngjarje. Janë administruar pamjet filmike përreth vendngjarjes dhe janë bërë veprime të tjera proceduriale dhe operacionale duke u nisur edhe nga profili i viktimës.
I pyetur nëse e kishte menduar që në këtë vrasje do ishte i përfshirë kolegu i tij, zëvendës drejtori i krimeve tha:
“Nuk na e merrte mendja, pavarësisht se e dinim që ishin komshinj. ata kanë pasur konflikte edhe më herët bashkë. Por ky nuk ishte konflikti i vetëm që viktima ka pasur. Pika që mori kthesën ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike në kemi konstatuar që dinamika ka filluar në datën 8.11.2024 deri më datën 13 kur u ekzekutua viktima.
Kur them dinamika, personi i dyshuar, qitësi është vendosur në një shkallë metalike nga ku kishte pamje vizuale nga oborri i viktimës në datat 8, 9, 10, 12, 13 vetëm datën 11 nuk e kishim të dokumentuar për shkak se punonjësi i policisë ka qenë në detyrë tjetër. Nga kati i dytë i shkallës nga pamjet filmike na ka rezultuar një person i cili pozicionohet me një armë që në dukje është armë me dylbi, në një orar të caktuar gjatë natës nga ora 7 e pasdites deri nga ora 11. Për të nxjerrë viktimën në oborr, hidhnin fishekzjarre”,-tha Ismaili.
Policija e Shtetit dhe krimet e Renda duhen pergezuar per zbardhjen e shpejte dhe profesionale te vrasjes se biznesmenit Edi Reci. Jeta e nje njeriu, i nje biri nene e nje familjari u pre ne mes nga dora e dy krimineleve, qe me paramendim , sic thuhet ne raportimet qe lexojme, duke pritur si kacaket me dite te tera kane ruajtur per te kryer krimin e rrende . Drejtesija te bej punen e saj e vrasesit te marrin denimin e merituar.
Keta paskeni zbuluar ju??? Po keta jane zbuluar vete more, se kuptoj pse e paskeni vonuar kaq shume apo se ishte polic...
Une pyeta nje jurist te vjeter ketu ne SHBA: si eshte arritur vendosja e rendit ketu ne Amerike. Pergjigja e tij ishte se SHBA ka ligjet me te forta ne boten demokratike per denimet e krimeve penale. Ja shembulli qe me nxiti te pyes: 14 vjecari vret moshatarin dhe sipas ligjit ai nuk denohet me shume se 12 vjet burg; po pranoi gjykim te shkurtuar ben 8 vjet, pastaj me dy fale perfiton edhe dy vjet ulje dhe pas 6 vjeresh ai del dhe eshte gati te kryeje vrasje te tjera, tashme me pagese. Nese Kuvendi i Shqiperise nuk i ashperson denimet per te gjitha krimet, sic jane ketu ne SHBA, kerdia do te vazhdoje t'i pakesoje shqiptaret me keq se kanuni i Lek Dukagjinit.
Me vjen keq te te kundershtoj, por politikat e ashpra me denimet nuk jane efektive. Vetem nje edukim i drejte dhe cilesor i popullit con ne sjellje korrekte dhe kriminalitet te ulet. Mesa shfaqin mediat, ne Usa kriminaliteti eshte shume me i larte se ne pjasen tjeter te botes, Sidomos Azi dhe Europe.
Ka disa arsye mos ashpersimi i ligjeve ,te cilat jan ndermjet moralit dhe ekonomis ! Ne jemi diku tek dy milion banor sot,dhe muk mund te kesh 20 apo 30 mij te burgosur,per asrsy se kaq te burgosur nuk i ka asnje vend i Europes ,megjithse shum shtete jan dhjetra her me shum se sa numri i popullsis Shqiptare ! Po te rrisesh numrin e te denuarve,do te thot,se sistemi i funskionimit te nje shteti ka ren ,( tek ne ka 34 vite qe ka ren ) duke mos funksionuar qe nga nga sistemi shoqeror, qe ka si baz familjen,dhe ai shteteror qe ka si baz arsimimin e brezave . Shqiperia esht nje vend me numrin rekord te personave,me rrezikshmeri te lart shoqerore,(sic esht vrasja ) i ka te denuar me vendim te formes se prer ,dhe i ka ne kerkimia duke mos ju ditur vend ndodhjen ( megjithse ata punojn ne hije ,dhe shfaqen vetem per fushat elektorale per Politikanet ) ! Islanda kishte 100 vite qe nuk kishte vrasje,dhe vrasja e par ndodhi para disa vitesh ,dhe viktima ishte nje Shqiptar ! Norvegjezet i kan burgjet bosh,dhe ata pak te denuar qe ka ky Shtet, kerkonte mundesin per ti derguar ne nje vend tjeter te Europes per te kryer denimin ,dhe te mbyllte burgjet e saj ! Kjo tregon se keto Shtete,kan nje sistem perfekt moral dhe shoqeror ! Ana ekonomike esht se Shqiperia esht nje vend i varfer, dhe nuk mund te mbaj nje numer te madh te burgosurish,dhe ajo detyrohet her pas here te bej amnisti per te boshatisur Burgjet,per tju liruar vendin te tjerve ! Mjafton te dergosh per gjykim Politikanet dhe Doktoret per korrupision, dhe ata te mbushin te gjith hapsirat e burgjeve shqiptare ,duke mos pasur vend per te tjeret ! Te zbatosh ligjin ne Shqiperi ,do te thot te besh ate qe beri Duerte para pak vitesh ( ne Indonezi ne mos gabohem ) i cili mbushi edhe stadiumet , se nuk kishte ku ti qonte te arrestuarit !