Policia e Shtetit “zbarkoi” më 15 tetor në 30 qendra estetike të cilat kishin shtrirë aktivitetin e tyre në kryeqytet, Tiranë.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të mëdha të produktit botox, të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.
Gjatë këtyre kontrolleve të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, blutë e Tiranës gjetën paligjshmëri në disa prej klinikave estetike në kryeqytet.
Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet ka rezultuar se administratoërt e këtyre klinikave estetike nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfiktonin nga injektimi i produkutit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.
Në kuadër të këtij megaoperacioni ranë në pranga tre persona, përfshirë administratorin kryesor i cili dyshohet se kontrabandonte dhe shpërndante produktin ilegal në klinikat estetike.
Ndërkohë, u proceduan penalisht 6 të të tjerë, ndërsa tre administratorë të tjerë të këtyre qendrave estetike janë shpallur në kërkim.
Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:
Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore” e kryer në bashkepunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Subjekti privat që ai administronte dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat estetike.
Xhuljana Mahmuti administratore e klinikës “Luar Clinic“, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Ndërkohë janë proceduar penalisht 6 shtetaset:
Aida Troka administratore e klinikës “Allure Beauty”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jetlira Beqiraj administratore e klinikës “Medical Hills”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Jonida Zaçe administratore e klinikës “Onxy Dermo Care”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Luada Caushaj administratore e klinikës “Amra medical aestetics”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Klarida Bekaj administratore e klinikës “Begas Clinic”, e akuzuar per veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Eni Shemaj administrator e klinikave “The Glam House” dhe “3MT”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”.
Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni, u vënë në pranga shtetasit Mildon Kumarku, Xhuljana Mahmuti, dhe Deisa Shehaj.
Kumarku akuzohet se ishte përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e produktit të paligjshëm në klinika të ndryshme, ndërsa Shehaj dhe Mahmuti janë administratore të dy klinikave ku botox-i i kontrabanduar përdorej për klientët.
Gjithashtu, procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur për 6 administratorë të tjerë klinikash, ndërsa po punohet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, të cilët gjithashtu dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë.
Sipas Policisë së Shtetit, produkti kontrabandohej dhe përdorej pa deklaruar të ardhurat në organet tatimore, duke krijuar kështu një rrjet të gjerë paligjshmërie në tregun e estetikës.
MOSSS!!! na i late gjithe VIP-et dhe deputetet te shfryra....
Klinikat e karit, kurva me pagesë. Plasën botokset për idiotet.
Gano, prit -prit ,kur te dali Hapur _Klinika e Zbukurimit te Vagines _qe deri tani mbahet ne ilegalitet . Nene o nene !
Shqiperia, nje vend i bukur banuar nga shpellare, shoqeri e qelbur deri gjeneze. Rrofte Sali Ram Berisha, krijuesi, zbatuesi, "Dalai Lama" i gjithe pjeses se kalbur te shoqerise.
Nuk deklarojne te ardhurat? Sa cudi!!!
Keto plerat i bene grate dhe vajzat gjithe botox? Duken te gjitha njesoj. Fryre buze e molleza, se spo themi prapanica e paranica?? Gjejne keto bibat e ju a zhvaten leket dhe i bejne te percnuduara. Ne burg qelbesirat
Me force I.marrin e injektojne botox keto sipas teje?? Ne burg.keto ,ne.liri politikanet e qeveria qe te.zhvatin e po t qine pa t heq breket. Mire e ke shoku...
Ke fol tamam pz
Mos mbeten vipet e Tiranes pa u fryrë. O sa kam qesh. Shoqeri e kalbur.
Po pse vetem botex jan kondraband ne ate vend kurve aty cdo gje eshte kondraband.