Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Elton Qyno për objektin e padisë

19 Mars 2025, 17:33Kronika TEMA
Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Elton Qyno për objektin

Gjykata Kushtetuese pranoi gjatë një seance të shkurtër të mërkurën kërkesën e avokatit Dorian Matlija që përfaqëson gazetarin e Ora News, Elton Qyno për të ndryshuar objektin e padisë, duke shtuar kërkesën për fshirje të kopjeve virtuale të telefonave që ishin sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme në dhjetor të vitit 2023.

Qyno ka paditur në Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të  tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Avokati Matlija tha se mbajtja në sekuestro e mjeteve elektronike dhe kopjeve virtuale të tyre cënonte lirinë e gazetarit dhe rrezikonte ekspozimin e burimeve. Në seancë, Matlija paraqiti kërkesën për ndryshim të objektit duke shtuar se pasi ishin vënë në dijeni të ekzistencës së kopjeve virtuale të të dhënave në telefona kërkohej edhe shkatërrimi i tyre.

Gjykata pas një ndërprerje të shkurtër e pranoi këtë kërkesë, duke e cilësuar të lidhur me kërkesat e mëhershme për shfuqizim të vendimeve gjyqësore që sollën sekuestron.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti dhe Olsi Dado kërkuan kohë për t’iu përgjigjur kërkimit të ri. Gjykata pranoi kërkesën dhe shtyu seancën për në datën 2 prill, ndërsa u dha kohë palëve për të paraqitur përgjigje me shkrim deri në datën 26 mars.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

6 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Me sa duket Olsi Dado e paska ne praktiken e tij te hetimit, shantazhimin, kercenimin e deshmitareve. Metode e rrezikshme, sepse i ben deshmitaret te pohojne ato qe i udhezon Prokurori. Dao i paska hipur kalit mbrapsht, kerkon te beje te fortin me cdo njeri qe heton,. Ky eshte nje ves shume i keq qe demton pamvaresine e hetimit, i kalon gjerat ne personale midis hetuesit dhe deshmitarit.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Ky Olsi e ky Maksuti pse nuk kanë bërë të njëjtën gjë që bënë me Qynon për nxjerrjen e sekreteve hetimore e gjyqësore që vetë ata e kolegët e tyre ua japin mediave të Berishës e larove të tij? Kushtetuesja duhet t'ua presë duart e gjata këtyre brejtësve të të drejtave e lirive të qytetarëve. Boll më. Po e kthejnë drejtësinë në armike të qytetarëve.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Ky Olsi e ky Maksuti pse nuk kanë bërë të njëjtën gjë që bënë me Qynon për nxjerrjen e sekreteve hetimore e gjyqësore që vetë ata e kolegët e tyre ua japin mediave të Berishës e larove të tij? Kushtetuesja duhet t'ua presë duart e gjata këtyre brejtësve të të drejtave e lirive të qytetarëve. Boll më. Po e kthejnë drejtësinë në armike të qytetarëve.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mor prit gje o Qyno

          Keshtu e peson o Qyno kur ferkon bythen e Sali kermes.

          Përgjigjjuni
          1. f
            flase

            Ky eshte nje palaço gazetar nga ata qe do haje veten me qendrimin e tij dhe çpifjet qe ben. Une nuk e kuptoj se si gjykata kushtetuese merret me nje intrigant, kur ka probleme shume me te medha. pastaj me duket se gjykata kushtetuese qe dhe perberjen e saj e ka nga me te dobeta te shekullit, duke pranuar gjitheçka e duke interpretuar, po e ndryshon fare kushtetuten shqiptare te aprovuar me referendum popullor. Une shikoj se ne Shqiperi degjohet nje duman dhe gjykata kushtetuese, ndersa kryeprokurori Shqiperise nuk e di rron apo jo dhe prokuroria shqiptare egziston apo jo. Monopolizim drejtesise eshte nje diktature e rrezikeshme qe shkon ne sherbim interesash njerezish te fuqishem dhe parave te medha, prandaj duhet eliminuar kjo nderhyrje.

            Përgjigjjuni
            1. f
              flase

              KUjdes, Mero, jo te gjitha komentet filtroi si do filtroj tik-tokun Rama! Hajde liri-pordhikraci, hajde!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje