Lajm i mirë, brenda lajmit të keq: Kush gjobitet nga Policia Rrugore dhe e paguan brenda 15 ditëve, përfiton 50% ulje

17 Mars 2023, 18:10Kronika TEMA

Lajm i mirë, brenda lajmit të keq: Kush gjobitet nga Policia Rrugore

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime shërbimesh për qytetarët.

Ndryshimet kanë të bëjnë me afatete e rinovimeve të patentateve, kufizimi i llojeve të mjeteve që mund të ngasin shoferët e rinj, në lidhje me profesionin e instruktorit të auto-shkollave, por edhe në lidhje me gjobat e Policisë për qytetarët.

Deri ditën e djeshme, të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkoheshin nga Policia, nëse brenda pesë ditëve shkonin  dhe e paguan gjobën përfitonin një ulje 20%.

Por, nga dita e sotme, çdo drejtues mjeti që është gjobitur, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%. Kjo ka qenë një nismë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

8 Komente

  1. K
    Kujdes se jane zgjedhjet dhe behet ujku dele

    Kujdes se po afrojne zgjedhjet ujku e cakalli behen dele. Eshte periudha qe do ju puthin duart e ju perqafojme politikanet qe pas zgjedhjeve ju shajne nga robt.

    1. s
      skelari

      As ka për të përfituar njeri, sidomos për gjoba të vendosura me dron. Të gjitha rastet që di, të miat dhe miqve të mi, jo vetëm që janë për shkelje ordinere, por gjithmonë janë hedhur në sistem pasi u është plotësuar edhe kamata maksimale (60%). Gjobat me dron janë edhe një proçes që ti nuk ke as informacion për momentin apo vendin ne saktë ku regjistrohet shkelja, apo të vërtetohet nëse ka ndodhur. Një sistem gjobash që nuk të lë asnjë hapësirë të mbrohesh nga arbitrariteti, dhe nuk e kuptoj si funksionon pa asnjë reagim nga ata që duhet të mbrojnë qytetarët. Theksoj, nuk është një sistem që ndërshkon rrezikun e vërtetë.

      1. P
        Phoenix

        Hahahaaaa. Gjoba me oferta Pranverore.

        1. N
          Ndihmoni njerëzit

          Ulje 50% e gjobave do rrisë ala më shum shkelsit e rregullave të komunacionit. Më mirë do ishte dyfishim i gjobave nëse ka përsëritje të shkeljes së rregullave të komunikacionit. Ligj i fort për ato që vozitin mbi 30 se shpejtësia e lejuar. Dënimi edhe me burg, marrja e lejës për vozitje. Në shtetet e Europës njëher gjobitesh për shkelje të ligjit. Kur bënë vozitje ekxtreme herën e dytë veç burgu. Mjaft u vranë njerëz të pafajshëm

          1. D
            Dakord

            "Ndihmoni njerezit" ujla eshte per shkelje te lehta se per tejkalim shpejtesie mbi 20% ishte gjobe heqje patente dhe kurs nga e para per patente ndjekje penale. Po keshtu per alkolin.

          2. K
            Kristi

            Po mire behet.. Por per ato qe kapen me shpejtesi,....vecanerisht te larte,ndeshkimi duhet te jete heqje e lejes se drejtimit...kjo vecanerisht per te rijte/ 6 muaj deri nje vit..

            1. P
              Phoenix

              Pse se poston komentin. o mish, o koketul!

              1. X
                XXXL

                Rilindja e droguar ka mbetur pa koker leku per fushate se ato te interneceratoreve kane shkuar ne buxhetin e familjes dhe po ben maskaralleqe te papara. Ed Droga Brkushexhiu gjoba eshte gjobe ne te gjithe boten dhe kur kalon afatin e mos pagimit te shtohet nje perqindje per kamate-vonese dhe jo te ulet. Shtet Privat dhe qytetare bythe-qire n.q.s. votojne Rilindjen.

                Lini një Përgjigje