Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për ‘killerin’ me pagesë Julian Sinanaj dhe 5 të dënuarit e tjerë nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndërsa për 1 nga të dënuarit çështja u pushua pasi ai ka ndërruar jetë në burg.
Kështu në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 30 vjet burg për Julian Sinanajn, pasi për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.
Dënimi i dhënë më 3 mars 2017 nga ish-Apeli për Krime të Rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjerë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.
Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.
Julian Sinanaj rrëfeu se është paguar për disa episode kriminale ndërsa anëtarët e ‘bandës së tritolit’ vepronin në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Julian Sinanaj ka bere shume krime, por po te kishte hedhur ne ere kreun e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Berishen, do t'i lidhja pension te perjeteshem!
Julianit duhet t'ja ulin denimin, se ai bashkepunoi me Drejtesine , ndaj tja ulin gjysmen e denimiet, sepse u tregua i sinqerte ne bashkepunim me Drejtesine. Se keshtu i krijohet mundesia te filloje nje ejte te re, se vitet e burgut do e pjekin dhe do dali ne moshe qe mund te krijoje familjen e tij Dhe kuptohet qe Juliani eshte djale i pjekur,, te gjitha keto ndodhi e kane pjekur si njeri dhe e kane bere njeri normal. Ndaj Gjykata ta shikoje dhe njehere ceshtjen e Julianit