Manja dërgon në SPAK kallëzimin për zyrtaren e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

24 Maj 2022, 12:06Kronika TEMA

Manja dërgon në SPAK kallëzimin për zyrtaren e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe disa zyrtarë të tjera të këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat, Manja u shpreh se kjo është goditja më e rëndësishme e Njësisë Antikorrupsion.

“Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.


Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve”, tha Manja.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Pronat, toka jonë, tok e përgjakur., një realitet që brez pas brezi s'ka zgjidhje definitif.Sot vëndi ynë importon 80% të drithit për të shmangur urin., ku rradhitemi vëndi 12 në evrop për një nevojitje te tille ( në bazë popullesie dhe siperfaqe km2.Politikanët ton duhet të ken një transparenc te plote nese nuk duam bllokime esenciale te panevojshme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje