Mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin në Yzberisht! Arrestohet ndërtuesi

11 Tetor 2025, 17:03Kronika TEMA
Mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin

Një pallat në ndërtim pa leje në zonën e Yzberishtit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe procedura për shembjen e objektit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër aksionin, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë.  

Ai bëri thirrje që të respektohen rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë.

“Nëse Tirana sot është më e çliruar nga ata të cilët kishin zënë hapësira pa leje është merita e madhe e IMT, e drejtuar nga Rigers Sheqeri, dhe Policisë Bashkiake e drejtuar nga Elona. Ne nuk do të mbarojmë derisa të lirojmë çdo hapësirë pa leje dhe këto hapësira të kthehen në lulishte dhe parqe për fëmijët. Në foto jemi në një pallat në zonën e Astirit ku i është konstatuar mbi 4000m2 pa leje.”, thotë Sulaj.

Policia njoftoi se ka arrestuar ndërtuesin Llanaj pasi ka kryer punimet pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.", njofton policia. 

3 Komente

  1. L
    Lajm

    Po shtesa pa leje mbi pallatin dy katesh ne rrugen “ Jordan Misja”, per te cilen kane shume kohe qe ankohen banoret e pallatit kur do shembet dhe kur do arrestihet ai qe e ka bere? Se pari ndertimi i shteses eshte pa leje; se dyti, nuk eshte marre miratimi i banoreve te pallatit per shtese kati, pasi ata jane bashkepronare ne ambientet e perbashketa ku hyn dhe tarraca. Kush eshte ky i forte qe ndertin pa leje ne mes te nje lagjeje dhe u shet karshillek banoreve, shtetit qe nuk e sheh ndertimin? Ky eshte nje denoncim publik jo vetem per te fortin e lagjes, por edhe per gjithe punonjesit e administrates qe kane per detyre te ruajne rendin dhe pasurine si private dhe publike, por bejne te verberin dhe shurdhin. Ky rast sigurisht nuk eshte i vetmi , por nese institucionet e shtetit kane vullnet, kjo do duket nese do veprojne apo do vazhdojne si deri me tani.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tina

      Mos i prishni! Jua jepni te pastreheve!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Gjynah alamet pallati te ishte PD me doktorin nuk i prishnin business tjetrit.Rama ska meshire.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje