Mbylli dosjet e Berishës dhe Shkëlzenit, KPA shkarkon gjyqtarin Lazer Sallaku

25 Prill 2024, 11:40Kronika TEMA
Mbylli dosjet e Berishës dhe Shkëlzenit, KPA shkarkon gjyqtarin Lazer

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Bashën, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Ridvan Boden dhe Genc Rulin.

Trupa gjykuese e KPA-së e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, la në fuqi vendim e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) më datë 25 maj 2023, për shkarkimin nga detyra të Lazer Sallakut.

Gjyqtarit të Tiranës iu konstatuan probleme me pasurinë. Mes gjetjeve problematike të Komisionit të Vettingut, kryesore ishin 40 mijë euro dhuratë nga ish- vjehrra.

Në vitin 2012, Sallaku deklaroi pasuri në emër të gruas së dytë, Alma Sallaku.

Sipas trupit gjykues, ish vjehrra nuk kishte mundësi financiare që t’i dhuronte ish bashkëshortes së gjyqtarit 40 mijë euro.

Nga ana e tij, gjyqtari tha se, “shuma që i është dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna është krijuar para martesës, në vitin 2004 dhe nuk kam pasur të drejta mbi atë vlerë. Ai dhurim nuk duhej të lidhej me procesin e rivlerësimit”.

Dosjet e bujshme që mbylli Lazer Sallaku

Emri i gjyqtarit të Tiranës lidhet me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj.

Lazer Sallaku ka marrë pjesë edhe në rigjykimin e rolit të ish truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhaj, në vrasjen e Azem Hajdarit, konsideruar si ‘vrasja e shekullit’.

Haxhia u dënua në 11 shkurt 2022 me 21 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Në vendim thuhet se vrasja e Azem Hajdarit nuk është politike, por për shkak të hakmarrjes, konkretisht për të marrë hak për vrasjen e Shkëlqim Haklajt. 

Procesi i verifikimit për gjyqtarin Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020. Lazër Sallaku u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë President.

Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani. (Shqiptarja.com)

13 Komente

  1. z
    zalli

    pu pu pu,dikur shiste rrecka ne treg te Lezhes,me kurse 6-mujore gjyqtar,edhe kungulli don drite me shume se 6-muaj qe te mbije e te piqet,ja drejtesia e fol...nevo ....tores,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salkari

      Lere dikur , dikur ka ikur per mos tu kthyer me …..po shifi sot …..kete vemje eshte ta plasesh brenda dhe mos te dale me kurre ta shikoj driten e diellit …jo shkarkim , por brenda , dhe sa me thell ….eksziston nje mundesi te varosin te gjall ??? Do bejne punen me te mire …..ca shkarkime na tregojn , tallin trapin me ne , pse tha njeri qe kerkoj te punonte ne gjyqsor ky plera??? Kerkoj Gjin Gjoni te punonte prap prokuror ??? Luten ti shkarkojne ….dhe te konsumojne te vjedhurat gjigante me qetesi …..sekuestro dhe brenda , ky eshte celsi dhe drejtesia e kerkuar ….kush po pjerdh per shkarkime , fletrufe dhe botime negative per keta ?? Ku kane cip keta , keta jane kriminela , ka krimineli ndjenja njerezore ?? Ja keshtu dhe keta , dhe ky qelbesira duhet jo ta shkarkojne por ta groposin te gjalle …..plaseni brenda dhe shkerdhejani pragun e shtepise …..sekuestro dhe ti dalin grate e vajzat neper semafor , dhe ti shkerdhejn gratis …kete duan keta pisa , ky qe thua ti mik provokonte deri ditet e fundit , ditet kur ngrihej drejtesia e re nga themelet …krijoheshin komisjone vettingu dhe ky moterqiri falte dhe percillte dosjet te zjarta ne hale …..ja ky plera , sherbetori i Sali Berishes , Ilir Metaj spiunit dhe Shkelzen kriminelit ….ja ky eshte Sollaku

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        nje cope pleher e papare

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lulja

        Ky ka mbaruar per mesuesi, ç 'ne ky gjyqtar?!!!! Apo ka mbaruar univeritetin e Plepave???? Sa turp!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Ok , nje m... me pak

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            E c’eshte shkarkimi?Gezon parate e pa merituara te popullit qe ka vjedhur derime tani e,duke mos dhene drejtesi! Atkij i duhet sekuestruar pasuria,pa tw drejte me ushtrimi profesioni e te tridhet me liber shtepie seksi mashkull!!!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe sot Luli ka debules për kriminelin sali

              Sa i lumtur ka qënë Luli në kohën e Saliut,sidomos kur pisi mbyllte proçeset e hajdutëve dhe kriminelëve,por pa ti bëntë Amerikës që i tha o me Saliun o me ne se ti hapëm letrat

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sherifi

                Te hjithe keta te shkarkuarit meshing kur I heqin nga puna dhe thine vsri k...in atyre ne kemi bete nga 5 milon euro qe I bie dubej te punonin 500 vjet dhe me rroge prape nuk do ti benim dot.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Ghon Gjini sallak

                  Aman,më shkarkoni edhe mua si Lazër Sallakun! Ai ka 30 vite në gjykatë. Ka 2 milion euro pasuri. Me djersë sigurisht... Unë kam 30 vite mësues. 0 lekë pasuri. 0 lekë kursime. S'na ka mbetur gjë tjetër përveç se të urojmë njëri- tjetrin paçim fatin e Lazrit dhe Gjin Gjonit!

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    robi

                    gjyqtari i plepave Lazer hunderri shok i ngushte me gjyqtarin e plepave Osman Aliu me i korruptuari ne drejtesi qe tani ka ikur si hajdut nga sistemi

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Angjelini

                      Cfare qelbesire ka perfaqesuar shtetin dhe popullin Shqiptar. Pastaj habiten njerzit kur shofin rinin te iken nga syte kembet. A do konfiskohet pasuria ketij byth...it me shkollen e plepave apo do rehabilitohet ne politike si Gjin Gjoni?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E tmerrshme për I.H dhe familjen e tij...!!!

                        Gjyskarit Sallaku nuk i han trapi pasi e hoqen nga detyra, sepse ky gjyskar ka fituar 2 herë lloton me shumë miljona, një lloto e fitoj kur mbylli çeshtjen e grupit kriminel-UDB-ashian të Sali e Shkelzen Berisha and-Co, dhe një lloto tjeter e fitoj me denimin që ja dha patriotit Izet Haxhia. Pra, për ketë Sallakun, ketë gjyskar-shkerdhatë plepash, vendimi i VETING-ut, për ta shkarkuar nga detyra, i ka shkaktuar aq dhimbje të madhe, sikur t'ja heqin një qime derrit. Ky gjyskar rracë-qirë, me një të rënë të lapsit i la të pastër, i bëri të lumtur 6 - 7 kriminela, hajduta dhe tradhetarë të kombit, e perseri me një të rënë të lapsit e kalbi në burg një të pa-fajshëm ( për akuzen që e denoj ) dhe patriot.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapi

                          Ky llazer Sallaku qenka trap fare. Valle nuk shikon se cbejne padrinot e tij, Saliu me shoke qe bejne "shperndarje" te pasurise dhe "groposje " te parase per te mos rene ne sy? Cmutin do ky qe deklaron pasuri? Ndoshta eshte kurvar dhe shet ment ne sy te kurvave!!?? Parate qe te jep Saliu, kujdesu qe ti fshehesh dhe jo ti ekspozosh, deri sa te dalesh ne pension. Degjo mua!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje