Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona në Korçë

25 Prill 2024, 09:51Kronika TEMA
Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona në

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës mëngjesin e ditës së sotme, pasi u kapën teksa transportinin lëndë narkotike.

Bëhet me dije se gjatë operacionit të zhvilluar nga policia në një prej fshatrave të Korçës, u gjetën 10 kg drogë të llojit “kanabis sativa”, fshehur në automjetin me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit.

Këta të fundit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit të lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje