Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

14 Gusht 2024, 08:38Kronika TEMA
Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Nga Dorjana Bezat

Dy fëmijë të vegjël mbetën pa baba. 3 dhe 12 vjeç.  I ati punonte nga mëngjesi në darkë. Paradite ishte operator në OSHEE e qytetit dhe pasdite shërbente kafe në një lokal të vogël të marrë me qira.  Isha në shtëpinë e tyre sot.

Babait të tyre, Eglit po i ndaheshin të tretat. Njerëz të veshur me të zeza dhe lot në sy. Por lot më therës ishin ata që binin nga sytë e Nazmiut, babait të Eglit. Pranoi ngushëllimet e mia dhe më tha:

“Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin. Çfarë ndodhi atë një orë që unë u largova nga ai?”

Pse u vra Egli?

3 ditë pas ngjarjes të gjithë shprehnin keqardhje për vrasjen e tij, por kur i pyesja për të arrestuarit apo motivet e ngjarjes ngrinin supet.

Çuditërisht në Pogradecin e vogël askush nuk e njihte autorin; nuk dinte asgjë për të.

Biseda me shumë persona rridhte normalisht derisa përmendej ai emër.

Kudo lexohej frikë, burimin e të cilës duhet ta zbulojnë autoritetet, para se ta quajnë “të pakujdesshme” goditjen seri me grusht në kokën e 42 vjeçarit.

Kamerat e kanë kapur Eglin vetëm të gjallë. Ato të lokalit nuk punonin ndërsa të marketit përballë policia nuk po I administronte dot.

Por trupi I pajetë I 42 vjeçarit dëshmonte për çfarë kishte ndodhur. Gjithë ana e majtë e kokës së tij ishte u mbushur me hematoma dhe edema. Buza i ishte çarë. Në trotuarin ku ai qëndroi për minuta të tëra ende pas 3 ditësh kishte shenja të gjendjes së tij pas dhunës.

Si mund t’i them Nazmiut të shkretë se e gjithë kjo ishte një pakujdesi?!

8 Komente

  1. S
    Selitasi

    Me lriminelin, edhe gjyqtaret we e quajne pakujdesi sebashku ne burg. Vetingu te nderhyje menjehere. Eshte shkelur professionalism, eshte cenuar rende besimi I publikut.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andisa

      tmerri ne kete ngjarje makaber behet edhe me i madh kur sheh perfshirjen kaq te gjere te formceve te rendit e bashekepunimin e tyre me mafian.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Krimineli me i madh është prokurori që thotë vrasje nga pakujdesia.Klp duhet menjëherë t'a shkarkojë e t'a çojë për ndjekje penale,po ashtu dhe gjyqtari që ka pranuar këtë version.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          Ngushellime .Mos u mundo te gjesh arsyen,ate ta tha prokurorja dhe e vulosi gjykatesi.Gangsteri i vuri nje gjobe te vogel,xhiron ditore te kafenes,ky nuk ja dha dhe ai si i forte i qytetit nuk mund ta honepste kundershtimin dhe keshtu qe ta grushtoi djalin deri sa e vdiq dhe kjo e gjitha simbas gjykates pa dashje.Eshte dhe tjetra gangsteri ishte bere tap nga pija.Si veprohet ne keto raste kur gjykatat tallen me gjakun e viktimes?Babai i viktimes vret me te mirin e familjes se gangsterit( veshtire te gjesh ne ate familje te mire) dhe thote isha i pire dhe e. vrava pa dashje.Rezultati vete 1 me 1.Zgjidhje tjeter une nuk shof

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eraldo

            Fixxxxx

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lani

            Njerëz që respektojnë dhe i binden të fortit. Në Pogradec qenka soji i këtij vrasësit që drejton qytetin.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I drejti

              Popull qe e ka ne gen dhunen dhe vetgjyqesine shtet kartoni gjyqesor pleher shtyp kazan.Mjere ke ze halli.Zot na ruaj.

              Përgjigjjuni
              1. @
                @@@

                Ah moj Doriana!!! Prindi i zi kërkon ndihmë nga ju!!! E kuptoj të ziun! Po Eglit,nuk iu bë autopsia?! Nuk ia panë shenjat në kokë?! Epo hall i madh! Të gjithë të verbër dhe memece????!!! Sa poshtë kanë rënë njerëzit?! Kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore!!! Fatkeqësi e madhe!!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje