Milaim Zeka: Do ketë arrestime gazetarësh, moderatorësh e pronarësh të mediave. Abuzime në RTSH, në shifra marramendëse!

22 Nëntor 2023, 17:36Kronika TEMA
Milaim Zeka: Do ketë arrestime gazetarësh, moderatorësh e

“Unë jam njeri që mbështes 100 për qind SPAK-un”. Kështu tha gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, teksa dha një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku komentoi ngjarjet e fundit në lidhje me SPAK.

Sipas Zekës, ata që dyshojnë te SPAK, qoftë gazetarë, qoftë bosët e gazetarisë, qoftë analistë, janë të përfshirë në miliona dallavere.

“Se unë e kam thënë që do presim arrestime edhe të bosëve të mediave. Edhe pronarë mediash, edhe disa moderatorë, duke na përjashtuar mua dhe ty.

Ne jetojmë në një botë shumë të vockël dhe i dimë disa që na shesin moral, edhe në gazetari që kanë disa vila, kanë makina të shtrenjta, kanë pasuri marramendëse”, tha analisti i njohur.

“Ke informacion që edhe gazetarë, shefa mediash, janë të implikuar në këto afera. Po mbi çfarë arsyeje? Çfarë kanë bërë? Për çfarë akuzoheshin?”, e pyeti Blendi Salaj.

“Ja për shembull një koleg i yni në Radio Televizionin Shqiptar, ka paraqitur një projekt atje. E atje dihet që RTSH financohet me paratë e taksapaguesve. Ka marrë si moderator për shembull rrogë javore, pastaj e ka vendosur veten si producent, si organizator. Domethënë ka marrë 4-5 rroga për emisionin e tij.

Ose keni skenar të filmit që janë marrë rroga në RTSH për një X skenar filmi dhe e kanë shënuar që gjoja ky film është transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar diku në 50 e ca episode, por në fakt nuk është transmetuar asnjëherë.

Ose për shembull kemi miliona shpërdorime në organizimin e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kur them miliona, miliona. Janë shifra marramendëse.

Kam parë dosje dhe më vjen keq, se është pak e vështirë ndaj kolegëve me i publikuar. Por kam parë dosje hetimore të SPAK-ut, sepse ka ndodhur keqpërdorime milionëshe. 

Ish-drejtori i RTSH-së që u fut në burg atje dhe u mbyll ajo çështje, do të rihapen plotësisht. Po flas për RTSH, se këto televizionet private janë çështje krejt tjetër. Unë me paratë e mia bëj çka të dua, çka më teket. Por atje është tmerr”, tha Milaim Zeka.

21 Komente

  1. k
    k

    Shqiperia, eshte vendi më i degjeneruar,korruptuar,hajdut,imoral,degraduar në botë.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      As europianin se jep TVSH -ja është skandal të shohësh me pagesë kombëtaren e futbollit

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Keshtu eshte kur larot e Berishes sundojne ende.Kane krijuar lidhje m’agiote!

        Përgjigjjuni
    2. A
      Ari

      Amin! P.s. Zvicra me e pasura ne bote, ka tre kanale TV, Albanistani me i varferi ka 30????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Si paska vetem 3 kanale TV ne Zvicer mer, je ne terezi ti apo hajde futu, llap kot e kercit e ik.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grupi çiftelija

          Nuk janë 30tv publike,por afër 50 dhe së fundmi djali i Meksit shtoi edhe dy tv dhe akuzohet për mospagim detyrimesh dhe gojët e liga thonë se janë paret tona që na i mori Sudja.... Po t'i shikosh me radhë këto tv,kudo dalin budallenj e batakçinj e ca programe që nuk mëson asgjë,shikon Saliun që ato që ka thënë para 30vjetësh vazhdon edhe sotë e do na sjellë dhjerokracinë Alla viçidolçe

          Përgjigjjuni
        2. U
          Uka

          Po Milaim ti me parate e tua ben s'ka te teket por ku i ke gjetur parate (nese aludon sikur je pronar i nje Tv-je)!Padyshim qe ke abuzuar ose duke i sherbyer shtetit te koruptuar dhe ke qene gjithnje ne sherbim te tij e ai te ka paguar pikerisht per sherbimin ose sot nuk do kishe mundesi te hapje nje kioske e jo me te drejtoje nje media,ku fale interesave u bere me prona shteti pa paguar asnje cent,hape stacione televizive dhe mbi te gjitha i vurfe ne sherbim te partise jo te qytetareve!Ndaj ti mund te besh ç'te duasdh me parate e tua por kur i ke te justifikuara dhe jo kur ti kane dhene per sherbimet qe i ke bere pusht-etit!Kemi lindur ne Tirone kemi studiuar ne Tirone e nuk kemi perfituar as te 1/1000 e ketyre qe zbriten prej malit,pa mesue rruget e tirones ku akoma nuk kane ndryshuar te ecuren zaptuan,gjithçka dhe filluan aktivitetin ,pa u taksuar asnje cent nga shteti Berishist i "tokes se xanun" !Ndaj sot duhet te beshe deklarate ose te justifikosh parate maramendese qe ke venne padrejtesisht ,por kjo eshte e parealizueshme sepse jo pa qellim ,iken Arta,vjen Dhalla,iken Dhalla,vjen Dumani pra gjithe drejtesia ne dore te grupit "qiftelia"!keto qe thua ti jane pordhe me rigon ,nuk gjene vend nje nje shtet si Kosova e jo Shqiperia qe sot eshte "han pa porta" shtepi pa iventar!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fjalë imzot fjalë

            Me tv tënde ti bën çtë duash,por nga dalin paret,kush të financon që t'i me programe surrugato,duke nxjer kriminelin Sali Berisha mëngjez drekë darkë,kush të financon të paguash çdo analist e çdo kriminel e budalla,me miliona. Sa pronarë janë akuzuar për drogaxhi e i lidhur me krimin me breçanët e grupin çiftelia,deri ku shkojnë fijet e tv me krimin,sa i pastër është Arian Çani,qim Peka e Sonila buzfryra e Bushati gjyshit

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Te drejte ka.Arrestohen sot dalin neser.Kjo ndodh ne vendin e degjenerur SHQIPERI!Jini krenare o shqiptare qe nuk jetoni aty dhe po edukoni femije te ndershem jashte ketij vendi qe nuk behet kurre!

              Përgjigjjuni
              1. t
                tetovari2

                Mos fol shumë se edhe ti nuk je melaqe!Do të dalin edhe pisllëqet tua në dritë, nuk shkon kungulli mbi ujë gjithmonë!

                Përgjigjjuni
                1. a
                  ardit

                  Nuk e di....po dhe keta qe derdellisin pa emra...si honeps

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ishalla

                    Fjala jote,ne vesh te perenis Ishalla.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humoristi

                      Ki eshte kosovar mo!Pse i ha bytha per punet ne Shqiperi!?

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I pa korruptuari

                        Jane disa njerez te korruptuar e me shume por jo Shqiperia! Po ti komentues apo gazetar je shqiptar? I korruptuar apo???

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dauti

                          Ai fantomasi si i dyshimt eshte megjith malokun frangaj

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drenicaku

                            O Miliiqim po ku po te jep ty SPAK dosje me i pa ti qe je spiun e SERBEVE me Berishen e Iqir Peken…..Oj qenefhane po vilen ne Gji Lalez me qka e kie bo? Me dinar te Serbeve apo te ka Qi Salihi e te ka dhon euro. Mylle ate vrim novejtorje se edhe Ti drejt SPAK e ki vendin o qenef

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shtet i kalbur nga korrupsioni

                              Ti do te behesh faktor ne keto mediat tona, por je gazetari me koti! Si mer qenka e inkriminuar vetem TVSH qe perdor parate e taksapaguesve?! Po mediat private qe i bejne fushata politikes dhe ne kembim marrin prona publike falas?! Kur Klani morri te drejtat e transmetimit te kombetares e kuptova perse e burgosen Gellcin

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sindikata e Suflaqeve

                                Milaim na e trëmbe Ymerin. Edhe Bole-inon e Agime Malltezit. Të dy e kanë ndërgjegjen qelibar të pastër. Se kanë vënë asnjeherë në punë.

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  lajm

                                  Po kush te q. ty o Milaimovic ? Ik or bastard dhe mos na bej te zgjuarin se nje zagar serb ke qene dhe do te mbetesh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bumbum..bum

                                    Kush u jep hapsir që të flasin në publik ktyre fundurinave.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sadiu

                                      Çfarë të ka bërë TVSH tumore mostër, pisllëqet i bëjnë tv private bashk me ty ore idiot, aty bëhet dhe mbrohet edhe krimi, aty është dhe gjobë vënia. Edhe ky muhabeti tënd gjobvënje është ndaj TVSH.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje