Një 48-vjeçar është marrë me forcë në automjet nga 4 të rinj në Durrës dhe është dhunuar.
Denoncimi është bërë nga vetë i rrëmbyeri, shtetasi me iniciale D. S., i cili ka deklaruar se katër persona e kishin marrë me forcë në makinë duke e dhunuar.
Blutë kanë identifikuar 4 autorët e ngjarjes, të rinjtë me iniciale A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
48-vjeçari i dhunuar raportohet se është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, blutë informojnë se është gjetur dhe sekuestruar automjeti i përdorur nga autorët.
Njoftimi i plotë:
Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.
Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.
Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Ceshtja e parimit te makinave ne Durres, sidomos ne lagjen 17,te ujsjellesi eshte bere shume serioze. Lokal et Kane zaptuar hapesirat Ne rrugen Dalip Peza, Duke lene pa gje banoret rezidente. Nuk dihet nese paguajne tariffa dhe Kane leje nga bashkise. Por nje gje eshte e sigurt. Bije e parkojne nga tre kater makinat per shitjes dhe bejne pazaret ne telefona dhe lokal. Parkohet makinat ne trotuar e, AQ sa detyrohen kembesoret te dalin Ne karrexhate. Dhe policia, qo fte rrugore, qofte bashkiake fryjne syte, merren me Ata qe shesin speca e spinaq. Shoh ne TV se policia me jete moderne mat ndotjen akustike. Por cdo natr, deri pas mes ate motore me shpejte si è zhurme cmendurie shqetesoje banoret. Dhe policia rrugore fry syte. Kane frike nga "cunat trim a te lagjes." Dhe kur ndonje reagon ja se ndodh nga banda e trimave te lagjes.