Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ndezur në mënyrë të përsëritur zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane.
I arrestuari është Eduart Islamaj, 38 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, në Vlorë.
“Në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur”, tha policia vendore pas hetimeve të kryera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “ndotja e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.
Policia e Vlorës apelooi edhe për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi “do të përballen me ligjin si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm”.
Çfare është ky trap zalli? Ky është egzemplar. Nuk është kriminel, por paraqet rrezikshmeri shoqerore sepse është rrotë trapi. Ore nuk mbush fare. Naaaa, fushë m'a ka trurin.
Jane kellirat e Foltores se bajraktarit serb te Vicidolit , qe po i mbarojne forcat dhe po hedh ne sulm skaljonin e fundit , si Hitleri me batalionet e stomaqeve .