Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

1 Korrik 2025, 14:36Kronika TEMA
Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar mbi 1 ton kanabis në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

Ai rezulton i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie për trafik droge dhe grup kriminal.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç”, tha policia.

Gjykata i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.

 

10 Komente

  1. .
    .

    Edhe truperojat i ka drogaxhi Saimirka

    Përgjigjjuni
    1. E
      E vertet

      Truprojat nuk i zgjedh Tahiri por garda. Nuk ngeli idiot pa shkruar.

      Përgjigjjuni
    2. X
      X

      Mos e sillni ketu se rri dy dite ne ballkon dhe del prape, si shefi

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Un te jem ne vend te Saimirit ju fut nje gjobë që t’ju djege thelle. Po per ç’far ve foton e Saimirit ne krah o média muti.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

          E kam thexuar shume here se: nuk mjaftojne gjaxoret sunite or shiite shqipfoles por do te shtonin pa mase te keqen edhe shpellaret katholike.......!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Pse nuk arrestohet dhe Saimir Tahiri kur dihet se trafikimi eshte bere si pjese e nje grupi te strukturuar ktiminal ?! Sekuestroji o SPAK resortet e Tahirit ne periferi te Tiranes! Ashtu siç veprove me 3 vilat e Veliajt.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po

              Jane rezortet e Zenit djalit te Saliut ato ...

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vikja palafikja

              Son of a bitch…Qe nxirrni foton e Saimir Tahirit?????? Dhe gjithashtu Edhe shkruani ish shoqeruesi I Saimir Tahirit????????? Pse ???????

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesi e munguar

                Sajmiri u denua per "shperdorim detyre"dhe jo per trafikim narkotikesh.Provat per pjesemarrjen e tij ne trafikim nuk u provuan.Eshte e turpeshme qe fotua e Sajmirit del me foton e nje trafikanti. Gazeta Tema po shkel privatesin e nje personi,duke bere shkelie ligjore.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  o mero ziu ......

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje