Arrestohet 36-vjeçari në Patos, akuzohet ka kryer marrëdhënie me të bijën 12-vjeçare

1 Korrik 2025, 10:43Kronika TEMA
Arrestohet 36-vjeçari në Patos, akuzohet ka kryer

Policia e Fierit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Shtetasi me inicialet Z.M. është banues në fshatin Sheqishtë të Patosit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", bën me dije Policia. 

Lini një Përgjigje