VIDEO: Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 2 ‘skifterët’ në Tiranë

1 Korrik 2025, 12:23Kronika TEMA
VIDEO: Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 2

Policia e Tiranës ka zbardhur 9 raste vjedhjesh, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar, të cilët kanë precedent për të njëjtin krim.

Pas veprimeve hetimore dhe operacionale të komisariateve nr. 2 dhe nr. 3, menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit Erjon Sopoti dhe Abdulla Zyberi.

Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje në 4 subjekte, si dhe kanë vjedhur 5 motomjete elektrike dhe biçikleta. Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse dy të arrestuarit lidhen edhe me vjedhje të tjera.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje