Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë lënë ambjentet e burgut të Drenovës pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.
Fillimisht ata u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, me afat 40 ditor për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë. Në përfundim të këtij afati, në seancën e radhës tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32 vjeçarin Ilir Topçiu, janë lënë në "arrest shtëpie".
Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit ku tre të arrestuarit kanë marrë me forcë 32 vjeçarin Ilir Topçiu duke e cuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuave, ku e kanë dhunuar dhe mbajtur për disa orë peng.
Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim.
Ndërsa Marsel Buçi krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet vijojnë për këtë çështje që prej momentit kur Ilir Topçiu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu.
Askush nuk ka dyshim se nuk mund te bejne Barinjte shtet ne shqiperi!