Aksident në aksin Berat - Lushnje, makina përfundon në kanal, dy të plagosur rëndë

14 Dhjetor 2025, 11:10Kronika TEMA
Aksident në aksin Berat - Lushnje, makina përfundon në kanal, dy

Një aksident i rëndë është shënuar këtë paradite në aksin nacional Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas. Mjeti tip shevrolet me targa AB490GF ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetiti ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar jashtë rruge. Në automjet me të ndodhej edhe bashkëshortja e tij 70 vjeçare, e cila raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti i të moshuarve ishin duke udhëtuar drejt Tiranës. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjes që kanë bërë të mundur nxjerrjen dy personave të cilët kanë marrë lëndime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes.

 

 

Lini një Përgjigje