Veliaj padi të re në Kushtetuese: Arresti me burg, antikushtetues! Dëme nga mungesa e kryebashkiakut në detyrë

13 Dhjetor 2025, 12:11Kronika TEMA
Veliaj padi të re në Kushtetuese: Arresti me burg, antikushtetues!

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë, në të cilën insistojnë se masa e arrestit në burg ndaj funksionarit është antikushtetuese.

Avokatët i sugjerojnë Gjykatës Kushtetuese të caktojë një datë sa më të shpejtë në kalendar, duke e lidhur këtë kërkesë me një sërë argumentesh, mes tyre edhe dëmet që vijnë nga mungesa e kryebashkiakut në detyrë.

Kjo padi për përshpejtim vjen dy javë pasi Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim. Në Kushtetuese ende nuk është caktuar një datë, ndërkohë që më herët e njëjta gjykatë i dha të drejtë Veliajt, duke e kthyer në detyrë dhe duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, dosja penale që implikon 30 të pandehur, mes tyre edhe organizata jofitimprurëse, ka ngecur në seancë paraprake. SPAK ka artikuluar akuza për korrupsion dhe pastrim parash, të qarkulluara sipas Prokurorisë së Posaçme pas abuzimit me fondet dhe tenderat.

Një ditë më parë, kryebashkiaku, i pranishëm në proces, përsëriti lutjen që t’i aksesonin fashikujt e hetimit dhe për këtë akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, pasi ish-presidentit Meta dhe të pandehurve të tjerë u janë vënë në dispozicion materialet.

 

1 Komente

  1. V
    VELIAJ, te pret historia!

    Fatkeqesia tende e madhe dhe e ketij kombi, pasi turma eshte vec nje kope,eshte se ky truall europian vazhdon te qendroje ne zonen e vrimes se zeze islamo-komuniste, qe verdalloset rreth dy qenieve perverse dhe bastarde rami-dhe sali, qe duke komplotuar me racen ordinere te hetuesve te hoxhes, i ben gjemen ketij vendi, duke burgosur ideusin dhe realizuesin e demokracise se vertete perendimore ne kete vend Erion Veliajn.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje