Një konflikt i nisur në rrjetin social TikTok, gjatë kohës që Gjokë Ndrevataj, i njohur me emrin “Aron”, ishte live duke komunikuar me ndjekësit, gati sa nuk përfundoi në tragjedi mbrëmjen vonë të 6 dhjetorit në Tiranë.
Një 26-vjeçar u rrah barbarisht, duke i shkaktuar dëme të shumta në trup, vetëm se i komentoi Aronit dhe e shau në live-n e tij. I ndjerë i fyer, personazhi i njohur për shumë të rinj që navigojnë në TikTok-un e paligjshëm në Shqipëri, porositi bashkë me Xhemal Ukën, i njohur si “Fire” në rrjetet sociale, një person me precedent të theksuar kriminal për dhunimin e të riut, Helidon Marku, 49 vjeç, bën me dije Report TV.
Ngjarjen e rëndë, dikush u kujdes ta dokumentonte, pasi gjatë goditjes në kokë me çekiç në zonën pranë rrethrrotullimit të Freskut, e filmoi për t’a dërguar Gjokë Ndrevatajt, i cili më vonë e publikoi në rrjetin e tij social në TikTok si një krenari. 26-vjeçari mësohet së ka pësuar dëme të shumta, thyerje të kafkës, e cila mund t’i lërë pasoja në vijim. E gjitha, vetëm se shau dikë gjatë live-t të tij në TikTok.
Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë, pasi identifikuan porositësit, Aron dhe Fire, për disa ditë hetuan për autorin e ngjarjes, i cili rezulton të jetë nga Shkodra. Helidon Marku u ndalua në banesën e tij në Shkodër, ndërsa komunikimi i arrestit iu bë në Tiranë. Ai rezulton personazh problematik me ligjin, pasi më herët ka shlyer një dënim prej 11 vjet e 8 muaj për plagosjen e 4 marokenëve dhe 2 shqiptarëve në Itali. Në Shqipëri, Marku rezulton i dënuar me 6 vjet burg edhe për armë pa lejë dhe shpërndarje të drogës.
Në hetim në gjendje të lirë u mor edhe një 33-vjeçar, i cili shoqëroi Markun gjatë kohës së dhunës dhe ka refuzuar t’i tregojë policisë në lidhje me ngjarjen. Kjo nuk është hera e parë që Gjokë Ndrevataj, i njohur në TikTok me emrin “Aron” përfshihet në porosi për dhunimin e personave të tjerë të cilët e fyejnë apo shajnë gjatë kohës që del live. Burime bëjnë me dije se më herët ka porositur rrahjen edhe të personave të tjerë, shqiptarë në Gjermani dhe Itali.
Shoellaret e non grates nuk e njohin civilizimin por vetem hurin dhe litarin, shteti bene mire me nje sharre elektrike tu presin duart qe luften pastaj ta bejne me kembe,dhe nje pastaj tu shkerdhej motrat ketyre shpellareve
Pjesen me te madhe te cajit e kane ata idiotet te cilet harxhojne kohen te shohin dhe degjojne budallalleqet e nje alpini injorant.