Klodian Braho në krye të SPAK, deputeti i PD-së: Nuk do të ndryshojë asgjë

12 Dhjetor 2025, 14:50Kronika TEMA
Klodian Braho në krye të SPAK, deputeti i PD-së: Nuk do të

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në A2 CNN, komentoi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, duke u shprehur se rotacioni në krye të institucionit nuk përbën asnjë ndryshim real në punën dhe funksionimin e tij. Sipas tij, për sa kohë ekipi i prokurorëve mbetet i pandryshuar, edhe drejtimi i ri nuk sjell risi apo ndryshim në qasje.

Baçi u shpreh se ndërrimi i drejtuesit të SPAK-ut është një proces standard, i parashikuar nga ligji, dhe se mandati trevjeçar i Altin Dumanit kishte përfunduar pa mundësi riemërimi. “SPAK mbetet i njëjti. Janë të njëjtët prokurorë, i njëjti ekip, të njëjtat dosje. Nuk ka si të ketë ndryshim vetëm nga rotacioni i drejtuesve”, deklaroi ai, duke nënvizuar se drejtuesi i prokurorisë ka rol administrativ dhe jo vendimmarrës në hetime.

Deputeti demokrat theksoi se nuk ka njohje personale me Klodian Brahon dhe se vlerësimi i tij për institucionin mbështetet vetëm tek puna e bërë ndër vite. Por, sipas Baçit, edhe ekzaminimi i dosjeve të mëparshme të trajtuara nga Braho nuk i jep arsye të besojë se do të ketë ndryshim në qasjen e SPAK.

 

2 Komente

  1. K
    Kuksjani

    Luan Baci, ka nje ftyr si qen Corgi ose Chihuahua

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari jo dicidal

      Ky luan Baci PO. Ky i di te gjitha. Pse i dinte te gjitha ndaj dhe fitoi zgjedhjet ne Fer. Edhe pse eshte Fierak, pranoi mendimin e Bardhit qe Fieri eshte si ne mesjete, pasi gjeten nje rruge te shkurter andej nga stacioni i trenit dhe me pamjen e saj do ti mbushnin menmdjen fjerakeve qe te votonin keta shpifaraq, e do te sillnin begatine. Ketij edhe po ti shash Berishen i bie te fiket.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje