Avokati i Popullit/ A u zhgënjye Ndregjoni nga Berisha? Ish-i përndjekuri: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit

13 Dhjetor 2025, 08:10Kronika TEMA
Avokati i Popullit/ A u zhgënjye Ndregjoni nga Berisha? Ish-i

Besim Ndregjoni, përfaqësues i të përndjekurve politikë dhe ish-kandidat për Avokatin e Popullit, i ftuar në studion e A2CNN, shprehu zhgënjimin e tij me Partinë Demokratike pas zgjedhjes në këtë post të Endri Shabanit.

“Ishim ne të përndjekurit politikë çdo natë pranë shtëpisë së Sali Berishës, duke mbrojtur kauzën. Ishim ne, miqtë më të ngushtë të Amerikës, që nuk e pranuam kurrë “non gratën” që i caktoi Amerika Sali Berishës dhe e quanim padrejtësi që i bëhet opozitës shqiptare. Sot ndodhem përballë dy problemeve kryesore. Përballë doktor Berishës, që kam punuar me të dhe përballë shtresës time, e cila ka 24 orë që më kërkon llogari. Përse nuk të mbrojti Partia Demokratike ty si kandidaturë e vetme, por me një diskutim në Parlament të thatë dhe aspak bindës, tha, kemi dy kandidatura. Dje i duhej treguar Partisë Socialiste se kandidatura është Besim Ndregjoni dhe ne nuk lejojmë të vazhdojë punimet Parlamenti pa u zgjidhur ky problem. Atë nuk e bënë, e bënë shoë politik dhe më turpshmja ishte se grupi parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrë aspak njerëzore, aspak politike, aspak morale, i jep mbështetje kryetarit të Partisë Komuniste, të së majtës ekstreme, një soroisti, i cili jo më larg se pesë muaj më parë, në zgjedhjet e 11 majit, akuzonte lidershipin e Partisë Demokratike se nuk duhet të jetë në politikë”, tha Ndregjoni.

“Dhe më e turpshmja është se të gjithë po fshihen se nuk e kanë dhënë firmën. Më e turpshmja është që Kryesia e Partisë Demokratike, duke përjashtuar doktor Berishën, e kanë marrë Endri Shabanin, e kanë futur në grup parlamentar, ia kanë dhënë firmat, e kanë uruar. Ky është turp, turp kombëtar”, shtoi Ndregjoni.

Kur u pyet se si iu duk ky argumenti që përdorën se i dhanë firmat në periudhën kur së bashku me Endri Shabanin dhe partitë e tjera po mbështesnin Florian Binajn për kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës dhe në këtë klimë u dhanë edhe votat për Endri Shabanin, Ndregjoni u përgjigj: “Kjo s'është bindëse. Ky është një justifikim, por një justifikim i marrë. Florian Binaj nuk ishte kandidat i Partisë Demokratike. Ishte kandidat i pavarur. Sa tha publikisht se nuk do bëjë fushatë me Partinë Demokratike, me lidershipin Berisha”.

12 Komente

  1. R
    Realisti

    A je kar i vetem ne familje apo jeni te gjithe? Te mendosh qe ti do ishe Avokat i Popullit. Me keto mend qe ke as ne hale nuk e ke vendin

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Po ky qenka KK, por 35 vjet nuk e paska kuptuar Berishen dhe politiken e tij ndaj shtreses tuaj... Ose ke naiv ose Ben...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miku

        Ik mor legen,i shkoja poshte pallatit thote dhe tani dua nje nder.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Ketu nuk eshte faji I Saliut, por yti qe u tregove zagar duke lehur poshte ballkonit te tij. Paq ta ja bere ky I pa bese.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Ta ka bere mir o idjot dhe pak e ke

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhevdeti

              Nje te vertete ka theni ky idioti qe ne ishim miqt me te ngushte te Amerikes qe vodhi,dogji dhe vrau kete vend nepermjet ketyre idioteve qe sot duan edhe poste.Fatkeqesi kombetare ne duart e kujt ka rene ky vend ,keta qe e vodhen,e vrane dhe pervehtesuan gjithçka dhe i vune zjarrin ketij vendi e sot e konsiderojne prone te tyre ku dhe duan poste per çka krimesh kane bere.Deponime keto qe ne çdo vend demokratik do te hetoheshin deponime te tilla.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haka Tekizoti

                Ndregjoni është i sinqertë. E thotë qartë që poshtë dritares i ka shkuar me qëllime përfitimi. Për këtë qëllim i lëpihen të gjithë, dhe kështu do të ndodhë deri kur PD-ja të mos jetë më parti e familjes Berisha. Por naivët që shpresojnë tek një vrasës fat menderi do të kenë politikisht.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sass

                  Nese i ke shkuar cdo nate ai te ka shperblyer duke te dhene mut per te ngren ty dhe gjith ata qe e kane ndjekur kete shpellar vrases. Tani ha ata leke qe ke vjedhur si i persekutuar si hajdut mirditor, por ky eshte zanati juaj

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Topi

                    Shkoi prapë poshtë ballkonit o matuf.Të denoi Enveri se theve një ligj.Çfarë i sollët vendit ju qe donit të aratiseshit.Ju kapën e hëngrët po te mos ishit kap sot as doje ta dije se ka Shqiperi apo jo....

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hasoni

                      Po ti mor zoteri, me keto qe shkruan e pohon vete se nuk mund asesi te jesh ne drejtimin e Avokatit te Popullit! Ti je nje militant dhe servil politik. Ti kurre nuk mund te dalesh, me kete kulture dhe mendesi qe ke, ne mbrojtje te halleve te te gjithe njerezve, pasi vazhdon me ndarjen konvencionale komuniste/antikomuniste! Je shume arkaik, saqe edhe ne muze nuk mund te vendosesh, jo me te drejtosh nje institucion te rendesishem kushtetues!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        "O Berish po si mor burrë ma hoqe rrogën e majme të Obuzmanit, po pse mor burrë, a nuk më pe poshtë ballkonit duke qarë si ai Salsano Trapi i Portokallisë? Po pse mor burrë se është rrogë e mirë ajo. Nuk e meritoj unë që qëndrova pendikularisht me kokën lart poshtë pallatit tënd? Shajta edhe Amerikonin bre burrë... Oh lanet, paskam lejtur për me vuajtur..."

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli Gri

                          Ndregjoni i ke shkuar Berishes per perkraje te kauzes qe te eshte dukur e drejte apo per te perfituar ndonje post te rendsishim sic eshte avokati i popullit. Akoma nuk e keni kuptuar se Berisha tallet me ty . Atehere post don edhe Kalaja qe ka marre zero pika ne votim etj qe i kan shkuar poshte dritares, morali eshte vetem per interesa personale shkohet ne proteste edhe poshte kryeministrise . Prandaj populli nu ju ndje dhe jeni katandusur shume keq.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje